Maqedonia

Vdes edhe një foshnje, përgjegjësit heshtin

Klinika Gjinekologjike-Shkup përsëri u trondit nga vdekja e një tjetër foshnjeje, shkruan “Focus”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas dokumenteve dhe numri historik i pacientes 8261, bëhet fjalë për lehonen K.S, nga Batinca e Shkupit, e cila është dërguar në klinikë si një rast urgjent. “Focus”, ka folur me disa prej familjeve për këtë tragjedi që ka ndodhur.

Duke pritur për të kaluar një periudhë të caktuar për të ulur dhimbjen, për të ndarë me publikun në çfarë golgote ka kaluar në klinikë, si njerëzit trajtohen nga mjekët dhe infermierët e klinikës dhe në çfarë kushte janë trajtuar, disa prej tyre mendojnë për të filluar procedura ligjore kundër atyre që janë përgjegjës.

Ende nuk dihet se cilët ishin shkaqet e vdekjes së foshnjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button