Amerika

I dyshuari i Dallasit, materiale për bomba në shtëpi

Materiale për të ndërtuar bomba, pushkë, municione dhe një ditar lufte u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e policëve në Dallas. 5 oficerë policie u vranë dhe 7 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave gjatë një proteste të enjten kundër vrasjes së njerëzve me ngjyrë nga policia.

I dyshuari, 25-vjeçari Micah Johnson u vra pas përballjes me policinë në ndërtesën ku ishte mbyllur në qendër të Dallasit. Autoritetet amerikane thanë se hetimet paraprake tregojnë se sulmi i përgjakshëm ndaj policisë që prej 11 shtatorit 2001 duket të jetë kryer vetëm nga një person dhe se qyteti është tashmë i sigurt.

Fillimisht, hetuesit dyshonin se bëhej fjalë për disa agresorë dhe të paktën dy snajpera. Pavarësisht arrestimit të tre të dyshuarve të tjerë, policia tashmë pretendon se Johnson veproi i vetëm dhe se ai është përgjegjësi për vrasjen dhe plagosjen e oficerëve të policisë. Si pasojë e plumbave të tij u plagosën edhe dy civilë, një mashkull dhe një femër.

Policia amerikane tha se gjatë negociatave me Johnson, ky i fundit tregoi se kishte vepruar i vetëm dhe se ishte i zemëruar për vrasjen e njerëzve me ngjyrë nga policia. Prandaj donte që të hakmerrej duke vrarë njerëz të bardhë, veçanërisht agjentë të bardhë policie. Pas dështimit të negociatave për dorëzimin e tij, policia eliminoi fizikisht Johnsonin përmes një bombe të dërguar nga një robot.

Johnson, një rezervist i ushtrisë, nuk kishte dosje kriminale dhe vite më parë kishte shërbyer në Afganistan. Ai shfrytëzoi një protestë paqësore në Dallas kundër dhunës policore për të zënë në befasi policinë, e cila që në orët e para të ngjarjes, pa ideinfitikuar agresorin, tha se sulmi ishte në stil ushatarak.

Protesta e Dallasit u organizua pas vrasjes nga policia të dy njerëzve me ngjyrë brenda 48 orësh, 32-vjeçari Philando Castile në Minesota dhe 37-vjeçari Alton Sterling në Luiziana.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button