Home / Politika / Reforma në drejtësi, Rama: Jemi në zhvillim të planit B, drafti në Parlament

Reforma në drejtësi, Rama: Jemi në zhvillim të planit B, drafti në Parlament

Nga Varshava, ku po merr pjesë në zhvillimet e Samitit të NATO-s, si kryesues i delegacionit të nivel të lartë shqiptar, Kryeministri Rama ka folur për mediat duke u shprehur se roli i Shqipërisë u vlerësua maksimalisht në këtë Samit.

Kryeministri tha se samitet e NATO-s kanë një karakteristikë konkrete, me objektiva të qarta. Ai theksoi se në samit u riafirmuam se Shqipëria i qëndron angazhimeve të detyrimeve të NATO-s.

Por nuk mund të kalonte pa një koment edhe ardhja ditën e nesërme në Tiranë e ndihmës sekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, për të cilën kryeministri tha se është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët.

“Kjo vizitë tregon rëndësinë që i kushton Shtëpia e Bardhë reformës në drejtësi. Jemi në zhvillim të planit B që është ecja përpara me draftin në Parlament”, u shpreh Kryeministri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: