Home / Arte / Film / Vdes ikona e “Hollywood”-it Lauren Bacall

Vdes ikona e “Hollywood”-it Lauren Bacall

Lauren-Bacall-e1407918147562Aktorja ikonë e epokës së artë të “Hollywood”-it, Lauren Bacall, vdiq dje në mbrëmje në moshën 89 vjeçare, konfirmoi famlija e burrit të saj, Humphrey Bogart.

“Është me një dhimbje të thellë dhe pavarësisht kësaj me shumë mirnjohje për jetën e jashtëzakonshme të saj që ne konfirmojmë vdekjen e Lauren Bacall”, shkruhet në një mesazh në llogarinë “Twitter” të familjes Bogart.

“Aktorja amerikane humbi jetën për shkak të një problemi kardio-vaskular”, sipas faqes së internetit TMZ, që i dedikohet jetëve të personaliteteve të famshme, që ishte dhe i pari që njoftoi vdekjen e saj.

E përditshmja “Variety” thekson se ajo vdiq në banesën e saj në godinën Dakota në Nju Jork.

Lauren Bacall magjepsi skenat e “Hollywood”-it me zërin e saj dhe shikimin blu të akullt për më shumë se 60 vite karrierë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: