Politika

Reforma në Drejtësi, Nuland: Miratimi prioritet; Basha s’tërhiqet: Kemi bërë 3 propozime

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, zhvilloi të dielën një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Basha tha se në fokus të dikutimit ishte reforma në drejtësi. “Vetëm konsensusi na çon drejt miratimit të reformës në drejtësi që është në të mirë të të gjithëve”, tha Basha.

Kryetari i PD-së informoi se e njohu zyrtaren amerikane me propozimet e opozitës për reformën në drejtësi, ndërsa ritheksoi qëndrimin e demokratëve për zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.

“Diskutuam mbi bazën e propozimit tonë dhe propozimeve të tjera, padyshim këto propozime do të jenë pjesë e rrugës së zgjidhjes. E vetmja kërkesë që kemi është që të mbetemi brenda suazës së rekomandimit 88, që reforma të miratohet me konsensus. Rrugë tjetër nuk ka”, deklaroi Basha.

Duke nënvizuar kontributin e jashtëzakonshëm thelbësor që PD ka dhënë për reformën në drejtësi, Basha tha se “PD ka bërë tre propozime”. “Propozimi i parë që ka qenë ai i SHBA-së dhe BE-së, për vendet e rezervuara, që është hedhur poshtë. I dyti, propozimi i listave alternative të formalizuar përmes draftit të miratuar nga grupi parlamentar i PD-së dhe së fundi propozimin tonë të tretë, i bërë publik të premten nga zoti Bylykbashi. Ne jemi të bindur se kjo reformë mund dhe do të miratohet vetëm me konsensus politik. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë themel tjetër të shëndoshë për reformën në drejtësi përveç konsensusit politik mes palëve. PD ka kontribuar me këtë propozim, duke lëvizur nga pozitat e mëparshme por duke mbetur besnike 100% e rekomandimit 88 të Venecias”, shtoi Basha.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e çmuar të zonjës Nuland dhe angazhimin e saj për Shqipërinë. “Jam i sigurt që do të vazhdojë ta bëjë këtë rol”, u shpreh Basha.

Takimi i diplomates amerikane me liderin e PD-së u zhvillua në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë, ndërsa Basha shoqërohej në këtë takim nga deputeti Oerd Bylykbashi, i përfshirë prej muajsh në procesin e reformës në drejtësi, si dhe deputeti Aldo Bumçi.

Related Articles

Nje koment

  1. SHBA dhe BE duhet te cliroje popullin shqipetar.Ka vetem nje rruge.Te digjen te galle familjet e hajduterise te kopese te sali berishes.Cdo rruge tjeter eshte skllaverim I popullit shqipetar.Noli ka shkrur :Tu pritet koka hajduterise qe te mos vjedhin me.Si te miratoje reformen hajduti dhe krimineli Basha?Si te miratojne reformen kopeja e hajduterise te sali berishes qe kane vrare mbi 2000 vete dhe kane vjedhur shqiperine?Me 21 korrik te miratohet pa consensus dhe me 22 korrik te digjen te gjalle kopete e hajduterive te sali fashistit dhe te ilir metse.Te clirohet populli shqipetar.Kete duhet ta beje NATO dhe FBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button