Teknologji

“Sony” shet 10 milionë “PlayStation 4″ në vetëm nëntë muaj

ee223-e1407922720438Kompania “Sony” shet 10 milionë kompiuter “PlayStation 4″ (PS4) në botë për vetëm nëntë muaj, një rritje e pazakontë që tregon se kompiuterat për lojëra janë ende në modë.

Ky nivel simbolik u kalua më 10 gusht, ndërkohë që kjo “kafshë e re gare” është hedhur në treg më 15 nëntor 2013 në SHBA dhe më 29 në Evropë si dhe në një pjesë të Azisë. Në japoni ishte i disponueshëm që më 22 shkurt 2014 , PS4 shitet aktualisht në disa qindra vende dhe rajone të botës.

“Dhjetë milionë, është një eveniment për t’u përshëndetur”, përgëzon kreu i “Sony Computer Entertainment”, Andrew House.

Sipas tij, suksesi i paprecedentë i këtij kompiuteri, që ai e quan gjithashtu “platformë multimediale”, qëndron në shumllojshmërinë e funksioneve që nuk e kufizojnë në vetëm një mjet lojërash.

“Ky kompiuter është një terminal që të ofron akses në një bankë të gjerë të dhënash audiovizuale në linjë”, theksoi House.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button