Home / Teknologji / Twitter eksperimenton reklamat video

Twitter eksperimenton reklamat video

twitter1Faqja elektronike e komunikimit, Twitter vjen tashmë edhe me reklamat video. Twitter shpjegoi se do të testojë videoreklamat që ju lejon të shikoni filma brenda aplikacionit. Ky lloj, gjeneron një përfshirje më të madhe të përdoruesve dhe një numër më të madh të shikueshmërisë. Ndryshe nga Facebook, i cila ka nisur reklama video në fund të vitit 2013, në Twitter videoja nuk fillon automatikisht, por vetëm në qoftë se përdoruesi klikon. Microblogging paguhet për çdo klikim. Mundësia e re është në dispozicion për reklamuesit me versionin beta të videove të promovuara, që premton një lehtësim në ngarkimin e filmave dhe ofron të dhëna statistikore për verifikimin e efektivitetit dhe qëllimit. Reklamuesi është ngarkuar me ‘Kosto për shikueshmëri’, që paguhet vetëm kur një përdorues klikon në video dhe fillon e shikon
atë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: