Home / Parlamentare / Reforma, përfundon shqyrtimi për organizimin e prokurorisë

Reforma, përfundon shqyrtimi për organizimin e prokurorisë

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi është mbledhur sërish këtë të martë. Në një prononcim për mediat deputeti i PS Ulsi Manja ka bërë një pasqyrim të ecurisë së procesit të ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE.

“I dhamë fund shqyrtimit për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Patëm një relatim në parim të ligjit për strukturën e luftës kundër krimit të organizuar. Puna në komision vijon normalisht për të gjitha pr.ligjet që do të jenë pjesë e kësaj pakete”, ka deklaruar Manja.

Ai ka bërë të ditur se mazhoranca është e hapur për sugjerime dhe komente për ligjet që do të shoqërojnë këtë paketë. “Ndaj ftojmë anëtarët e opozitës që të japin kontributin përkatës me sugjerimet e tyre”, ka shtuar Manja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.