Home / Politika / Presidenti Nishani pret Lordin Alan Watson

Presidenti Nishani pret Lordin Alan Watson

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti të martën Lordin britanik, Alan Watson të Richmond CBE, i cili ndodhet në një vizitë pune në Shqipëri.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin personal të Lordit Watson në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe në promovimin e çështjes dhe vlerave historike shqiptare në Britaninë e Madhe.

Me interes u bisedua dhe për nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik e tregtar mes dy vendeve, ku Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Lordit Watson, në nxitjen e përvetësimit të gjuhës angleze nga përfaqësuesit e biznesit në Shqipëri dhe në Kosovë.

Presidenti Nishani ndau me Lordin Watson gjithashtu, disa mendime lidhur me zhvillimet më të fundit në Britaninë e Madhe pas referendumit popullor për daljen nga BE, duke theksuar se marrëdhëniet e partneritetit dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve nuk do të influencohen aspak nga ky vendim.

Lord Alan Watson është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në dhjetor të vitit 2014.

Leave a Reply

%d bloggers like this: