Home / Arte / Ekspozita / Kur arti hulumton të shkuarën

Kur arti hulumton të shkuarën

Artistë dhe drejtues galerish nga e gjithë bota, në një diskutim mbi historinë në Prizren 

A është e mundur të interpretohet e kaluara me një lexim bashkëkohor? Kjo është pyetja që përgjatë dy ditëve do t’u jepet përgjigje nga artistë dhe drejtues galerish të njohur në Prizren, gjatë konferencës me titull “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike”. Konferenca që mbahet më datat 23-24 korrik është hapi i parë drejt Bienales së Artit Bashkëkohor, që do të mbahet në shtator 2017, në Prizren. Artistë, kuratorë, koleksionistë, pedagogë dhe krerë të institucioneve kulturore, do të jenë pjesë e një paneli që ka për qëllim të adresojë çështje kulturore nëpërmjet perspektivës së artit, politikës dhe ekonomisë. Frymëzuar nga bota e sotme në ndryshim, ajo ka ndërmarrë hapa për të përfituar nga praktika dhe shkëmbimet kulturore në rritje dhe për t’i zgjeruar ato më tej. Përmes frymës së bashkëpunimit, Autostrada Bienale kërkon të zgjojë energjitë krijuese në Kosovës, rajon dhe më gjerë. Bashkëpunimi ndërmjet përvojave të ndryshme dhe vënia në pikëpyetje e problemeve dhe vështirësive të botës bashkëkohore, përbëjnë një aspekt novator të artit të sotëm. Kjo vë në sfidë dhe shkëmben bashkëpunimin. Sipas organizatorëve, tema e përzgjedhur “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike” mund të paraqitet si një përpjekje për të lexuar brenda historisë, me ndihmën e mendimeve të shumëfishta, duke shtyrë mënjanë uniformitetin e pamundësisë.

Shpesh është thënë se e kaluara formëson të ardhmen. Gjithmonë është provuar që errësira për të ardhmen të ndriçohet duke hetuar në të kaluarën. Por e ardhmja është e ardhme; ajo nuk mund të drejtohet, parashikohet apo dizajnohet. E kaluara është paraqitur gjithmonë si një pjesë historike dhe e ardhmja si një reflektim i bashkëkohores … Por, a mund të ketë ndonjë mundësi, që t’hetohet e kaluara me një vështrim bashkëkohor?

Reduktimi i kësaj polifonie në monotoni, do të thotë të biesh në gabimet e leximeve klasike historike;
Ajo që konferenca dhe Bienalja ka për qëllim të bëjë, është të përpiqet të shtojë tinguj të rinj të polifonisë ekzistuese dhe ta bëjë të mundur vështrimin në leximet historike nga shumë perspektiva të ndryshme, me njerëz nga disiplina të ndryshme. Në vend se ta ndryshojë qytetin; do të kishte më shumë kuptim që të diskutohet nevoja për bienale në qytet, duke krijuar një çarje në progres kalimtar, për të parë se çfarë po ndodh në ditët tona dhe se si po mbahen marrëdhëniet.

Konferenca ka për qëllim të kontribuojë në të menduarit e gjërave përsëri dhe përsëri, duke iu dhënë ngjarjeve të kaluara mundësinë për të rikrijuar veten nga vetë shprehjet e tyre, duke refuzuar strehimin në rrugët e tërhequra më parë (metodat). Në këtë mënyrë, leximet e vogla mund të udhëzojnë në vend të diskurseve të mëdha. Duke lënë mënjanë dualitetin e mendimeve, do të ishte e kuptimtë të diskutohen rastet në planin horizontal; duke diskutuar se çfarë mund të bëhet në qytet duke e shpëtuar atë nga hierarkia stereotipe. Efektet e përvojave të përditshme që rrjedhin nga shtëpitë e vjetra dhe të rrënuara të Prizrenit, zonat industriale që dikur ishin të rëndësishme për kujtesën e qyteteve, fabrikat të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e qytetit, rritja dhe uniformizimi i dritareve të apartamenteve, janë linjat që do të diskutohen.

Konferenca ka për qëllim të krijojë idenë e mundësisë së leximit të gëzueshëm (me ndihmën e dinamizmit të sotëm) dhe të ofroj diskutime rreth leximeve të mundshme; pa redaktim të së ardhmes dhe pa parë të kaluarën si një masë mbështetëse. Bienalja synon të flasë për fenomene shumështresore nga njerëz që merren me disiplina të ndryshme; thashethemet që qarkullojnë rastësisht dhe pa peshë, pëshpëritjet e heshtura, ngjarjet që shfaqen dhe zhduken si xixëllonjë, britmat e shkurtra të historisë së injoruar, e cila solli qytetin deri në ditët tona.

A mund të strukturohet një ndërtesë duke përdorur multikulturalizmin e qytetit dhe cilësitë e tij arkitektonike, ndërsa është në kërkim të një përgjigjeje për pozitiven dhe negativen e bienales në qytet; në botën e globalizuar, ku tregu i artit është shndërruar në një treg të madh që konsumon vetveten?
Cili është fati i qytetit dhe bienales kur kemi parasysh marrëdhëniet e tyre në mes të artit dhe parave, dhe numrin e pamjaftueshëm të vendeve për ekspozim? A është e mundur të ndërtohet një hapësirë unike, duke e përdorur atmosferën pozitive të qytetit dhe pa ua lënë gjërat fatit? A është e mundur t’i jepet bienales një status tërheqës; duke ndërtuar qytetin si një shfaqje në qiell të hapur, duke u bërë ftesë vendeve të panjohura prapa dyerve të fshehura, të cilat mund të hapen duke ndjekur pëshpëritjet? Artistët që do të jenë pjesë e debatit janë: Ali Akay, Ana Frangovska, Anna Smolakm Edmond Hajrizi, Gëzim Paqarizi, Gregor Podnar, Iara Boubnova Klod Dedja, Miran Mohar,Nikolett Erőss ,Olson Lamaj, Osman Arayici Petrit Halilaj, SezginBoynik, Sislej Xhafa, Shkelzen Maliqi, Yehuda Safran, Zdenka Badovinac.

Leave a Reply

%d bloggers like this: