Home / Arte / Ekspozita / Alkan Nallbani, në një ekspozitë personale

Alkan Nallbani, në një ekspozitë personale

Artisti Alkan Nallbani, i cili prej kohësh jeton në SHBA, do të vijë më 19 korrik me një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. Nën kurimin e Artan Shabanit dhe Esmeralda Dalipit, kjo ekspozitë synon të sjellë dimensionin artistik të veprave të Nallbanit. Shumica e punimeve artistike të Nallbanit janë realizuar nga ndikimet ekspresioniste. Pjesa më e madhe e punimeve së tij i dedikohen jetës shqiptare, por protagonistët janë anonimë. Ai preferon një kolorit me tonalitete të ngjyrave potente dhe me dritë dhe puna e tij fokusohet në piktura në vaj, vizatime dhe gravura. Është ekspozita e parë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Alkan Nallbani ka lindur në Shqipëri (Berat, 1971), u diplomua në ILA, Tiranë më 1994 dhe pas vitit 1996 ai jetoi në Firence (Itali) ku frekuentoi Akademinë e Arteve të Bukura (1998 – 2000). Nallbani jeton dhe punon në Tribeca (New York City) dhe Firence (Itali). Ndërmjet viteve 2005 dhe 2006, ai ka studiuar në Kolegjin Corcoran e Artit dhe Dizajnit në Uashington DC. Alkan Nallbani ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme, në Shqipëri, Itali dhe Shtetet e Bashkuara, duke paraqitur punën e tij. Ndër veprimtaritë mund të kujtojmë: konkursi kombëtar “Onufri”, në Galerinë e Arteve Kombëtare të Shqipërisë, Tiranë (1995); Ekspozita Group në Piazza del Carmine, Firence (1999); Ekspozita në Guelfa e Palazzo Parte, Firence (2003); Ekspozita Group në Galerinë “Edward Lear”, Berat (2007); Prague Biennale (2009); në Bienalen Harnett (2010) në Virginia Muzeun e Arteve të Bukura në Richmond, Virginia, Hosted në Athinë (2012).

Leave a Reply

%d bloggers like this: