ParlamentarePolitika

EKSKLUZIVE/ PD përjashton Vetingun. Drafti i ri: Komisioni, i zgjedhur nga politika

Top Channel ka siguruar propozimin më të ri dorëzuar nga Partia Demokratike lidhur me reformën në drejtësi si kundërpërgjigje ndaj propozimit më të ri amerikan bërë të dielën gjatë vizitës së Nënsekretares së Shtetit, Viktoria Nuland.Por, sipas burimeve të rëndësishme dhe siç shihet qartë nga drafti të cilin ne në faqen e Top Channel po e botojmë të plotë, propozimi i PD-së kërkon përjashtimin e ndërkombëtarëve nga vetingu. Komisioni zgjidhet politikisht dhe është ai që përjashton kandidatët. Amerikanët‎ propozuan që të marrin ata dhe jo europianët në dorë drejtimin e Komisionit Ndërkombëtar të Vetingut. Propozimi i PD-së është bërë dje. Por ai bie në kundërshtim me atë që kërkojnë ndërkombëtarët dhe draftin aktual në tryezën e komisionit të reformës.

Partia Demokratike ktheu një përgjigje për propozimin amerikan të kompromisit dhe përgjigja e opozitës nuk i jep Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian fuqi vendimmarrëse në procesin e vettingut.

Në propozimin e saj të ri, opozita u jep ndërkombëtareve rol vëzhgues, por jo atë “të duhurin”, siç u shpreh të dielën Ndihmëssekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland. Në përgjigjen e opozitës, të siguruar nga Top Channel, organi i vettingut është një komision parlamentar “ad hoc”, ndërsa operacioni ndërkombëtar i monitorimit ka rol vëzhguesi me akses të plotë në proces dhe dokumentacion.

Siç thuhet në përgjigjen e opozitës, “pushteti diskrecional do ta kthente operacionin ndërkombëtar të monitorimit në një insitucion me suprasovranitet dhe pa përgjegjshmëri demokratike”.

Sipas opozitës, procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të vettingut duhet të bëhet nga dy komisione parlamentare me përfaqësim të barabartë. Njëri me 6 anëtarë, tjetri me 12. Ai me 6 anëtarë shqyrton kandidatët dhe mund të marrë vendime për përjashtimin e tyre bazuar vetëm në prova. Në këtë proces, operacionit ndërkombëtar të monitorimit i është dhënë akses i papenguar, siç thuhet, në çdo veprim që kryen komisioni.

Dhe përpara se kandidatët të shkojnë për votim në komisionin tjetër me 12 anëtarë, operacioni ndërkombëtar prodhon një raport për të gjithë procesin, raport i cili u shpërndahet deputetëve përpara se të votojnë në bllok me 2/3-tat, listën e kandidatëve të personave që do të bëjnë vettingun. Në propozimin amerikan ndërkombëtarët kishin fuqi vendimarrëse për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa ky propozim i përjashton ata nga ky rol.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button