Te ndryshme

Përbërësi misterioz i akullores së zezë

Një nga gjërat më të përhapura nëpër fotot e Instagram-it këtë verë ka qenë akullorja e zezë që ngjalli kureshtje nëpër rrugët e Amerikës, pasi nuk është bërë thjesht me ngjyrues, por me një shije të re.

Përbërësi i veçantë natyror i kësaj akulloreje bëhet me një përpunim të lëvozhgës së arrës së kokosit, pasi është nxirë në zjarr. Ky përbërës është teknikisht qymyr druri, por pavarësisht emrit, është lëndë e shëndetshme që përdoret si detoksikues, për të trajtuar helmimet nga ushqimi.

Akullorja që duket si qymyr dhe ta nxin gjuhën e buzët pasi e ha, u soll këtë verë nga dyqani Morgenstern’s Finest Ice Cream, në Nju Jork.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button