Home / Parlamentare / LSI, Vasili: Reforma, jo alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme

LSI, Vasili: Reforma, jo alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka përsëritur këtë të hënë, pak para nisjes së seancës parlamentare, qëndrimin e kësaj partie sa i takon reformës në drejtësi.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka vetëm një plan, që nga fillimi i reformës: Planin A, me konsensus dhe sipas Komisionit të Venecias”, ka deklaruar Vasili.

Ai ka nënvizuar se, “askush nuk duhet ta trajtojë këtë reformë si alibi elektorale për zgjedhjet e radhës, pasi ajo duhet t’i shërbejë vendit për 30 vitet e ardhshme”.

“Ne kemi respekt për punën e ekspertëve, por nuk jemi republikë ekspertësh. Shqipëria është një Republikë Parlamentare”, ka vijuar Vasili.

Ai ka kujtuar se ishte koalicioni qeverisës që votoi për “Crown Agents” si kompani ekperte për të rritur të ardhurat nga doganat, por rezultati ishte i hidhur.

“Ndaj, në emër të ekspertëve nuk mund të bëjmë eksperimente me Kushtetutën”, ka shtuar Vasili.

Leave a Reply

%d bloggers like this: