Ekonomia

Falja e madhe e qeverisë, bizneset nuk do të paguajnë gati 400 milionë $ borxhe

Qeveria do të shpall një falje të gjerë për borxhet që bizneset kanë në tatime dhe dogana. Ministri i Financave tha se falja nis me borxhet para vitit 2011.

“Ideja e projektligjit është të fshijë të gjitha gjobat, kamatvonesat dhe detyrimet, nga data 31 dhjetor 2011 dhe poshtë, pra 2011, 2010, 2009, 2008”, shprehet ministri Ahmetaj.

Për detyrimet tatimore apo ato doganore të krijuara pas vitit 2011 do të ketë një skemë të pjesshme falje.

“Detyrime, gjoba dhe kamatvonesa pas 1 janarit të vitit 2012, kush paguan 70% të detyrimit final i falet 30% dhe të gjitha penalitet e tjera, megjithëse ende nuk është vendosur”, shpjegon ministri.

Në total borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj shtetit arrin në mbi 800 milionë dollarë.  Ahmetaj thotë se drafti u fal bizneseve mbi 3 për qind të prodhimit kombëtar.

“Mund të shkojë gati në ulje gjysmë për gjysmë të borxhit tatimor”, thotë Ahmetaj.

Faljet e detyrimeve shpesh hapin debate që prekin edhe drejtësinë fiskale. Por ministri i Financave thotë se qeveria po bën gjënë e duhur

“Sigurisht që mund të ngrenë pikëpyetje nga ana e politikës fiskalë, e relaksimit të klimës së biznesit, e kalimit në nivelin tjetër të zhvillimit ekonomik dhe e të bërit biznes, është gjëja e drejt që për t’u bërë”, shprehet ministri.

Falja do të përfshijë të gjitha llojet e detyrimeve tatimore, përveç atyre që lidhen me sigurimet e papaguara të punonjësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button