Politika

Rama-PD-së: Propozimi i ri për konsensus: Shkruajeni vetë reformën, merrni ‘ok’ nga SHBA-BE

Përmes një statusi në rrjetet sociale, mbrëmjen e kësaj të enjteje kryeministri Edi Rama ka bërë propozimin e radhës për arritjen e konsensusit në reformën në drejtësi.

Rama i ka ofruar opozitës që “ta shkruajnë vet si të duan reformën”, e pas kësaj t’ia dërgojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, “prej të cilëve të marrin miratimin”, dhe sigurisht që “ne do ta miratojmë pa lëvizur asnjë presje”, shkruan kryeministri në Facebook.

Reagimi i fundit i Ramës vjen pasi ai është takuar disa momente më herët me ambasadorët Lu dhe Vlahutin, respektivisht të SHBA-ve dhe BE-së në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button