Home / Bota / “BoJo, ky karagjoz”, Europa kryqëzon Sekretarin e ri të Jashtëm britanik

“BoJo, ky karagjoz”, Europa kryqëzon Sekretarin e ri të Jashtëm britanik

Liberalo-demokratët e përshkruan si “humbje e besimit ndaj Theresa Mayt në vetëm 90 minuta qeverisje”, ndërsa bota e ka cilësuar emërimin e Boris Johnsonit në postin e Sekretarit të Jashtëm britanik si shokun e dytë që vjen nga ishulli pas “Brexit”. Bota e diplomacisë ka reaguar e para, duke uruar “që kjo të jetë thjesht një shaka”.

Homologu i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se emërimi i ish-kryebashkiakut të Londrës është skandaloz jo vetëm për Britaninë, por për të gjithë Europën. Ndërsa ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault nuk u kursye në kritikën e tij të ashpër, kur tha se “Boris Johnson ishte një gënjeshtar dhe se kjo është një shenjë e një krize të thellë politike”.

Edhe vet politikanët anglezë, qytetarët apo mediet shprehën habinë e tyre. Boris Johnson njihet për gafat e tij skandaloze, si dhe gjuhën aspak diplomatike. Disa politikanë britanikë u shprehën shumë të shqetësuar se stili i çuditshëm “Johnson”, shakatë e panumërta dhe fyerjet që bën, tregojnë se ai nuk është i duhuri për përfaqësimin e diplomacisë britanike.

Vite më parë, Boris Johnson e cilësoi Hillary Clintonin si një “infermiere sadiste që punonte në një spital psikiatrik”, ndërsa në maj të këtij viti, ai fitoi një çmim prej 1.000 paundësh për një poezi dedikuar Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ku shkruante se shefi i Ankarasë kryente marrëdhënie seksuale me një dhi.

Por jo të gjithë u shokuan me Boris Johnsonin e njohur në Britani edhe me nofkën “BoJo”. Ministria e Jashtme ruse bëri të ditur se nuk do t’u mungojë aspak personi që mbante më parë atë post, Philipp Hammond, dhe se tani presin nga ai të kthejë faqen e marrëdhënieve mes Londrës dhe Moskës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: