Home / Kronika / 4 zyrtarë të Uzinës së Mjekësit në pranga, kërkohet ish-drejtori për abuzim me tenderat

4 zyrtarë të Uzinës së Mjekësit në pranga, kërkohet ish-drejtori për abuzim me tenderat

Katër inxhinierë në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës në Elbasan, ndermarrje në varësi të ministrisë së Mbrojtjes, u arrestuan nga policia me vendim gjykate, për shpërdorim detyre dhe veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera publike. Ndërkohë, ish-drejtori i Uzinës është shpallur në kërkim nga efektivët e policisë.

Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Elbasanit, gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal të “arrestit me burg” ndaj të arrestuarve dhe ish-drejtorit të cilët kanë pasur detyrën e kryetarit  dhe anëtarëve të Komisionit Vlerësimit të Ofertave, në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës.

Ata dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën për tenderin e zhvilluar për “Shitje skrapi dhe lëndëve plasëse TNT”,  procedurat e tenderimit “Koncerti i trashëgimisë kulturore shqiptare”  si dhe sponsorizime të tjera të kryera nga Uzina Lëndëve Plasëse Mjekës.

Të arrestuarit

Kristaq Piligriu,  59  vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Kryetar i Degës Ekonomike në Uzinën Lëndëve Plasëse Mjekës

Argjir Panariti, 64 vjeç, banues në Elbasan, ish-inxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës

Stavri Çipa,  59  vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Kryeinxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës,

Gëzim Pitja, 53 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë  inxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës

Në kërkim:

D.K,  64 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ish-Drejtor i Uzinës Lëndëve Plasëse Mjekës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: