Home / Sporti / Champions League: Partizani barazon 1-1 ndaj hungarezëve të Ferencvarosit, kualifikimi nuk është i pamundur

Champions League: Partizani barazon 1-1 ndaj hungarezëve të Ferencvarosit, kualifikimi nuk është i pamundur

23 vjet pritje për të luajtur sërish në Uefa Champions League. Partizani e nisi diten e merkure me barazim 1-1 ndaj hungarezëve të Ferencvarosit aventurën në kompeticionin e kampionëve. Një barazim me gola i regjistruar për më tepër në shtëpi pakëson disi shanset e të Kuqëve për të avancuar në raundin e tretë të Championsit por gjithsesi nuk shuan përfundimisht shpresat. Ky Partizan duhet të besojë deri në fund te kualifikimi sepse pavarësisht rezultatit, në futboll e pamundura nuk ekziston dhe skuadra e Sormanit i ka të gjitha mundësitë për të bërë surprizën e madhe pas një jave në Budapest. Në Elbasan Arena supergoli i Realdo Filit u arrit nga finalizimi i Bodes, sa keq sepse Partizani deri në ato momente po e menaxhonte shumë mirë avantazhin madje talenti 20-vjecar nga Fieri pak minuta përpara golit të barazimit që realizuan hungarezët shpërdoroi një rast të artë për ti cuar shifrat në 2-0.

Flitej për diferenca të mëdha mes dy skuadrave përpara ndeshjes por në fund u vërtetua e kundërta sepse të Kuqtë ja dolën të përballeshin si të barabartë me skuadrën më të lavdishme të futbollit hungarez. Nga një talent si Fili por edhe nga lojtarë si Batha, Trashi, Torassa e Vila duhet të niset ky Partizan për të tentuar mrekullinë një javë më pas në Hungari. Nëse rregullohen edhe ato pak probleme që shfaqi faza mbrojtëse, 15-herë kampionët e Shqipërisë mund të kenë shanset e tyre për ta surprizuar Ferencvarosin. Për të tentuar kualfikimin Partizani duhet të ndjekë shembullin e Tiranës dhe të shkojë të fitojë brenda në Budapest.

12 vjet më parë bardheblutë trimfuan 0-1 ndaj Ferencvarosit në transfertë por për tu kualifikuar Tiranës i duhej një fitore me dy gola diferencë. Ndryshe nga 24-herë kampionët të Kuqëve u mjafton edhe një fitore me një gol ose edhe një barazim 2-2 ose me më shumë gola për ta kaluar këtë ruand. Trajneri Sormani shpreson që pas një jave dy sulmuesit e afruar sëfundmi ganezi Ekuban dhe slloveni Volas të kenë arritur formën e tyre maksimale pasi këtë herë, Partizani duhet të mendojë më shumë për sulmin sesa për mbrojtjen. Asgjë nuk ka mbaruar, ky Partizan duhet të besojë pasi i ka të gjitha mundësitë për të eliminuar Ferencvarosin dhe për të vazhduar ëndrrën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: