Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 13 gusht 2014

Horoskopi për datën 13 gusht 2014

horoskopiDashi

Shpenzime të papritura dhe të padobishme, bëni kujdes me kuletën. Disa persona bëjnë shumë thashetheme për ju, ndaj mos u jepni arsye, por ndryshoni sjellje dhe jini më të rezervuar.

Demi

Bëni shumë kujdes ndaj zilisë së disa të njohurve, mund t’ju hapen probleme prej tyre. Sot mund të humbisni diçka të rëndësishme. Mund të merrni edhe ndonjë surprizë të keqe.

Binjakët

Sot jini të kujdesshëm që mos të humbisni ndonjë objekt të rëndësishëm dhe gjithashtu mos harroni impenjimet e disa kohëve më parë. Lajme të mira në dashuri dhe punë.

Gaforrja

Nëse po mendoni të ndaheni nga partneri juaj kthejeni vendimin, sot nuk është dita ideale për zgjedhje të tilla. Ndiqni një dietë të shëndetshme. Një shoqe do t’ju tregojë një sekret, mos e zhgënjeni atë.

Luani

Mëkati nuk sjell të mira dhe e mira nuk sjell mëkat: në qoftë se doni të thyeni rregullat, mendohuni përpara se ta bëni këtë gjë. Mossukseset tuaja ndodhin prej fjalëve tuaja të shumta.

Virgjëresha

Nëse dëshironi të bëni diçka që keni dashur ta bëni prej kohësh  tani është momenti i duhur. Në dashuri shmangni diskutimet e gjata dhe bëni shumë kujdes ndaj thashethemeve.

Peshorja

Marrëdhëniet me vëllezërit dhe kushërinjtë do t’i keni shumë të mira. Në punë keni shumë detyra për të bërë. Mos u manipuloni nga personi që ju e doni shumë, sepse ai/ajo nuk ju do me të vërtetë.

Akrepi

Jepini kohë kohës dhe do të shihni se një person që nuk besonte te ju, së shpejti do t’ju rikontaktojë. Për disa ka ardhur momenti për takime dhe vendime të rëndësishme. Mos jini zemërkëqij.

Shigjetari

Jeni xheloz për arsye të kota, ndaj tregohuni më të kuptueshëm dhe të arsyeshëm. Ndërkohë në punë do t’ju bëjnë disa propozime të mira. Mos u entuziazmoni, por ruani qetësinë.

Bricjapi

Do t’ju shfaqen probleme për shkak të menaxhimit të parave të përbashkëta me dikë tjetër. Mos i besoni gjithçkaje që do t’ju premtohet. Bëni kujdes kur të flisni. Peshojini fjalët.

Ujori

Zgjidhini kompanitë të cilat do t’i frekuentoni dhe mos ia lini rastit. Sot keni nevojë të kini pranë persona të besuar dhe të qetë. Limitojini konfidencat tuaja. Meditoni për zgjedhjet që do të bëni.

Peshqit

Injorojini fjalët që thonë poshtë e lartë dhe mendoni vetëm për personat e paktë që ju japin ende një dorë konkrete. Jini më selektivë në miqësi. Injorojini një person të peshores dhe peshqve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: