PolitikaPresidenciale

Lufta për Visar Zhitin, presidenti refuzoi pritjen; Bushati e vlerëson

Visar Zhiti është kthyer sërish në qendër të përplasjeve mes Presidencës dhe Qeverisë. Një ditë pasi presidenti anuloi në mënyrë të paprecedentë takimin me ambasadorët, ku mendohet se shkaku kryesor ka qene prezenca në sallë e Visar Zhitit, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zgjodhi pikërisht atë për të treguar shembullin e diplomatit që punon për promovimin e vendit.

“Kam qenë jashtëzakonisht i emocionuar gjatë vizitës në Vatikan kur në çdo takim kam dëgjuar fjalët më të ngrohta dhe më të arrira për përfaqësimin tonë në Selinë e Shenjtë dhe për kontributin e Visarit jo thjesht si diplomat, por si një njeri të letrave”, ka thënë Bushati.

Top Channel kontaktoi sërish me institucionin e Presidencës për të marrë një përgjigje lidhur me shkaqet e anulimit të pritjes me ambasadorët, por sërish drejtori i informimit në këtë institucion tha të njëjtën frazë: “Nuk kam asnjë koment”.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button