Sporti

Inter ofron 18 milionë euro për Shaqirin

inter-ofron-18-milion-euml-euro-p-euml-r-shaqirin_hdGjiganti italian, Inter, thuhet se është duke përgatitur një ofertë prej 18 milionë eurosh për superyllin kosovar, Xherdan Shaqirin.

Edhe pse Bayern Munich e ka bërë të qartë se nuk planifikon ta shes Xherdan Shaqirin, interesimi i klubeve evropiane për futbollistin kosovar dita-ditës po rritet.

Pas Liverpoolit, Monacos, Juventusit, në këtë garë ka hyrë edhe Interi, që do të tentojë ta transferojë në Milano reprezentuesin zviceran.

Sipas “Calciomercato-Inter”, presidenti i klubit italian, Erick Thohir, dëshiron t’ua bëjë një dhuratë tifozëve të klubit para fillimit të sezonit të ri, duke e blerë kartonin e Shaqirit, për të cilin është i gatshëm t’i shpenzojë rreth 18 milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button