Home / Moda / “Vanity Fair”: VIP-at që vishen më bukur

“Vanity Fair”: VIP-at që vishen më bukur

ldquo-vanity-fair-rdquo-vip-at-q-euml-vishen-m-euml-bukur_hdRevista amerikane “Vanity Fair” ka bërë klasifikimin e personave të famshëm në botën e televizionit dhe kinemasë, të cilët vishen më mirë.

Cate Blanchett dhe Lupita Nyong’o, të dyja aktore fituese të çmimit Oscar janë të vlerësuara si të veshura më bukur në tapetin e kuq të Hollivudit në 2014, nga prestigjozja ‘Vanity Fair’.

Kjo është hera e dytë që Blanchett përzgjidhet nga ‘Vanity Fair’ dhe hera e parë për Nyong’o.

Ndërsa një çmim prestigjioz për përzgjedhjet e saj në veshje ka marrë edhe Dukesha e Cambridge, Kate Middelton, për të cilën ky është viti ë katërt që përzgjidhet nga ‘Vanity Fair’ në listen si personazhet e njohur që vishen më bukur.

Lista e VIP-ave të veshur më bukur përfshin edhe Monarket Europiane, yje të sportit dhe artistë të ndryshëm. Princesha Mary e Danimarkës dhe mbretëresha Maxima e Holandës janë vlerësuar për përzgjedhjet e tyre në veshje.

Në listë renditen edhe aktorja Emma Watson, aktorja Michelle Dockery të vlerësuar për stilin unik bashkë me artistin Jeff Koons, futbollistin Victor Cruz dhe fituesin e çmimit Grammy, Pharrell Williams.

Aktori që është vlerësuar si ikonë e modës është përzgjedhur nga ‘Vanity Fair’ Johny Depp.

Leave a Reply

%d bloggers like this: