Bota

Koreanoveriorët goditën me predha me rreze të shkurtër në afërsi të kufirit

ee227Koreja e Veriut kreu sot goditje me predha me rreze të shkurtër veprimi në det, që nga brigjet e saj, njoftoi qeveria koreanojugore disa çaste para se të mbërrinte papa Françesku në Seul.

“Koreja e Veriut goditi me tre predha me rreze të shkurtër veprimi në Detin e Lindjes (ose Deti i Japonisë)”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë koreanojugore të Mbrojtjes.

Pasi mbërriti sot në mëngjes në Seul, jo më larg se parlaelja e 38 në të cilën ndahet edhe kufiri mes dy Koreve, papa Françesku do të dërgojë një mesazh për t’u përpjekur të ndihmojë në bashkimin mes jugut kapitalist dhe veriut komunist.

Ai do të mbajë një meshë për paqen dhe bashkimin në gadishullin korean në katedralen “Myeong dong” në Seul, më 18 gusht, në ditën e psetë dhe të fundit të vizitës së tij në Korenë e Jugut.

Autoritetet e Penianit nuk pranuan që kristianët koreanoveriorë të takojnë papën, të cilët në parim garantojnë lirinë e kultit, të përcaktuar edhe në Kushtetë.

Por sipas një raporti të fundit të Komisionit të OKB-së mbi të Drejtat e Njeriut në shtetin komunis, kristianët praktikojnë besimin e tyre jashtë shoqatave zyrtare duke u ekspozuar ndaj persekutimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button