Politika

Arvizu takon Fullanin në BSH. Këshilli Mbikëqyrës vendos sot fatin e guvernatorit

downloadÇështja e vjedhjes së thesarit të shtetit prej 713 milionë lekësh, ka përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Shqipëri Aleksander Arvizu, i cili sot në mëngjes rreth orës 9:00 është takuar në mjediset e Bankës së Shqipërisë në sheshin “Avni Rustemi” me guvernatorin Ardian Fullani.

Ka qenë një takim i papritur në të vërtetë dhe pa dyshim tema e diskutimit është vjedhja e BSH-së. Në momentin e hyrjes në bankë, Arvizu është pritur personalisht në portën kryesore nga Fullani, i cili e ka shoqëruar në brendësi të zyrës së tij.

Deri tani nuk ka burime se për çfarë është folur konkretisht mes të dyve, por ky takim vjen pak orë para mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë  (sot në orën 13:00), ku pritet të propozohet edhe shkarkimi i guvernatorit Fullani, si përgjegjësi kryesor i këtij skandali të madh në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button