Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 14 gusht 2014

Horoskopi për datën 14 gusht 2014

horoskopiDashi

Një person dëshiron të kontaktojë me ju, por i mungon kuraja. Sapo ta kuptoni se kush është ai, ndihmojeni. Jini më optimistë dhe gjeni “ilaçet” e duhura për problemet tuaja.

Demi

Nëse mendoni se gjithçka po ju shkon keq, ngushëllojeni veten: disa nga ju që nga kjo periudhë e trishtuar do të përfitojnë shumë. Mos i përfshini të afërmit në vendimet tuaja.

Binjakët

Jini më të kuptueshëm. Do të keni mundësinë të ndihmoni një shoqe ose një shok. Bëjeni pa kërkuar asgjë në këmbim. Sot një mesazh ose një telefonatë mund t’ju bëjë të mendoni për gabimet e së shkuarës.

Gaforrja

Sot mund të arrini me vonesë në ndonjë takim për disa incidente. Kini kujdes të karikoni telefonin. Do të jeni shumë kuriozë. Mos bëni shumë thashetheme. Sa më pak të flisni aq më mirë për ju.

Luani

Një ftesë për t’u marrë parasysh në mbrëmje. Ndryshime të mira. Një mundësi e lidhur me një takim të ri. Ndërkohë Jupiteri do të favorizojë iniciativa në çdo fushë, sidomos në punë.

Virgjëresha

Një i afërm i ngushtë do t’ju bëjë një surprizë. Të reja të mira në fushën ekonomike për të lindurit ditën e hënë, të martë dhe të enjte. Të tjerët duhet të mendohen shumë për të zgjidhur problemet e tyre.

Peshorja

Lajme të gëzueshme në familje. Transferime, udhëtime, nënshkrime kontratash dhe komunikim me të afërm që jetojnë larg jush. Harrojeni një njohje të vjetër, e cila është rishfaqur në jetën tuaj.

Akrepi

I duhuri dhe pozitivi, Marsi do t’ju japë kurajën e nevojshme për të përballuar jetën në një mënyrë të ndryshme. Vazhdojeni projektin që e keni për zemër. Mos jini impulsiv.

Shigjetari

Nëse jeni ndarë prej pak kohësh, bëni kujdes me marrëveshjet që do të nënshkruani nga ish-partneri juaj. Jini të qartë e të vendosur dhe sidomos diplomatik.

Bricjapi

Sot nuk do të ndiheni në humorin tuaj më të mirë. Ndërkohë në mbrëmje Hëna dhe Venera do t’ju dhurojnë momente të këndshme. Ju duhet të kuptoni rëndësinë e madhe të pastrimit të zemrës suaj nga rrënojat e së kaluarës.

Ujori

Mos e ndëshkoni partnerin tuaj, sepse ka reaguar keq ndaj një kërkese që i keni bërë. Jini tolerantë. Sot dikush do të dojë t’ju vërë në qendër të vëmendjes. Mos u sikletosni.

Peshqit

Sot mund të keni ndonjë manifestim dashurie të vërtetë të rëndësishëm nga ana e ndonjë të njohuri, kolegu ose shoku shoqeje. Kjo do t’ju ndihmojë të kaloni një situatë të ndërlikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.