Home / Politika / Reforma, Fleckenstein: Mora vetëm premtime, asnjë garanci

Reforma, Fleckenstein: Mora vetëm premtime, asnjë garanci

Pas takimeve të paradites , Raportuesi i Parlamentit Europiani Knut Fleckenstein, përpara mediave, në praninë edhe të ambasadores së BE Romana Vlahutin, edhe njëherë të fundit përsëriti apelin për të gjetur një zgjidhje kompromisi, qoftë edhe të minutës së fundit, për miratimin e reformës në drejtësi të enjten.
“Shpresojmë dhe presim që të ketë një votë pro. Kjo është koha e të vërtetës. Dua të shoh kush është pro e kush është kundër. Shpresoj që ndryshimi të fillojë nga e enjtja”, tha Fleckenstein.
Fleckenstein e ka edhe një opsion tjetër nëse politika dështon.
“Nëse politika nuk bie dakord, atëherë duhet pyetur populli”, thotë ai.
I pyetur nga Top Channel se çfarë garancie mori gjatë takimit me krerët e politikës, zoti Fleckenstein tha:
“Nuk mora asnjë garanci sot gjatë takimeve megjithatë e pashë që ka një vullnet, qoftë edhe për një zgjidhje të minutës së fundit”
Sipas raportuesit të PE-së, mosmiratimi i reformës të enjten në Kuvend do të thotë destabilitet për vendin, por qeveria teknike apo zgjedhje të parakohshme sipas tij, është një zgjidhje që i takon më pas Parlamentit shqiptar.
“Nëse reforma nuk miratohet në Kuvend, atëherë i mbetet Parlamentit të vendosë se çfarë do të ndodhë qoftë për qeveri teknike apo për zgjedhje”, thotë eurodeputeti.

Sinjalet e ndërkombëtarëve kanë qënë të qarta, votë pro, në rast të kundërt Shqipëria me shumë gjasa nuk do të ketë një rekomandim pozitiv vjeshtën e këtij viti për hapjen e negociatave.

One comment

  1. SHBA BE te drgojne NATO ne Tirane. te bombardohet grupi i hajduterise te sali berishes dhe kopeja e hajduterise te Ilir metes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: