Home / Rajoni / Bullgaria nuk pranon rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi

Bullgaria nuk pranon rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi

“Në asnjë rast nuk mund të pranojmë rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov në Bruksel. “E kemi të qartë situatën në Turqi dhe për ne mbetet në fuqi qëndrimi , se superioriteti i ligjit, ndjekja e praktikave normale demokratike evropiane duhet të jetë në qendrën e vëmendjes së autoriteteve në Turqi” – theksoi Mitov. Sipas fjalëve të tij, nuk duhet të lejohet dhunë dhe të mos rivendosen praktika që janë mohuar në kontekstin evropian. “Për ne është me rëndësi të vazhdojë zbatimi i marrëveshjes midis BE dhe Turqisë në drejtim të migracionit. Vazhdojmë të jemi në bashkëpunim me autoritetet turke, me Policinë kufitare turke mbi temën. Nuk ka arsye për shqetësim, nuk ka fluks në rritje të migracionit në këtë moment dhe biseda duhet të vazhdojë”, nënvizoi ministri Mitov.

Leave a Reply

%d bloggers like this: