Home / Bota / Seibert: Rikthimi i dënimit kapital në Turqi, shënon fundin e negociatave të anëtarësimit në BE

Seibert: Rikthimi i dënimit kapital në Turqi, shënon fundin e negociatave të anëtarësimit në BE

Rikthimi i dënimit me vdekje në Turqi, një fakt i përmendur dje nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pas grushtit të dështuar të shtetit do të shënonte fundin e negociatave të anëtarësimit të Ankarasë në BE, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Steffen Seibert dënoi nga ana tjetër “skenat revoltuese të arbitraritetit dhe hakmarrjes” të kryera kundër ushtarëve të dyshuar si pjesëmarrës në puçin kundër Erdoganit.

“Gjermania dhe BE-ja kanë një qëndrim të qartë duke refuzuar në mënyrë kategorike çdo propozim për rivendosjen e dënimit me vdekje”, deklaroi Steffen Seibert gjatë një konference shtypi të qeverisë.

“Rivendosja e dënimit me vdekje në Turqi do të shënonte për rrjedhojë për Ankaranë edhe fundin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, paralajmëroi ai.

“BE-ja është një sistem vlerash dhe uniteti dhe ideja për rivendosjen e dënimit me vdekje qëndron jashtë kornizës së këtyre vlerave”, theksoi Seibert, sipas së cilit disa deklarata të bëra nga pala turke janë vërtetë shqetësuese.

Leave a Reply

%d bloggers like this: