Opinion

5 gjëra për Fethullah Gylen, njeriun, të cilin Turqia e akuzon për grushtin e shtetit

Barbara SURK

Tanke ishin ende në në rrugët e Stambollit dhe parlamenti në Ankara ishte nën bombardim, kur zyrtarët e qeverisë turke drejtuan gishtin nga kleriku islamik në mërgim, Fethullah Gylen, si personi prapa tentativës së grushtit të shtetit, që u krye nga një fraksion i ushtrisë. Gyleni është një nga figurat më të fuqishme të Turqisë dhe një klerik islamik me shumë ndikim, për shkak të shkollave që lëvizja e tij Hizmet, ka hapur në 150 vende. Ai ka pasuri të konsiderueshme dhe një staturë ndërkombëtare, e fuqizuar edhe prej grupit mediatik që ai mbështet.

Gyleni është gjithashtu një ish-aleat i ngushtë i presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan dhe ka jetuar në mërgim në SH.B.A., që nga viti 1999.

Kleriku ka mohuar çdo përfshirje në dhunën që pasoi, kur një grup i ushtrisë së Turqisë shpalli të premten në mbrëmje se po merrte marrë kontrollin e vendit prej 80 milion banorësh. Gyleni tha se grusht i dështuar i shtetit, i cili ka lënë të paktën 265 të vdekur, ishte organizuar nga Erdogani dhe qeveria e tij, si një prelud për një goditje masive ndaj disidentëve, si edhe për të kërkuar më shumë kompetenca për një presidencë tashmë tejet të pushtetshme.

Erdogani i bëri thirrje Uashingtonit që të ekstradojë klerikun dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara se po strehojnë një terrorist, pas komplotit për të përmbysur qeverinë. Ja pesë gjëra që duhet të dini për njeriun në qendër të një grindjeje diplomatike midis Ankarasë dhe Uashingtonit.

Vetmitari i fuqishëm në Pensilvani

Gyleni, 75 vjeç, u largua nga Turqia në vitin 1975 dhe u vendos përfundimisht në një pjesë të largët të Pensilvanisë, në qytetin e Saylorsburgut. Ai mbetet lideri i lëvizjes Hizmet, e cila ka hapur shkolla e mirënjohura dhe bamirëse në Turqi dhe në mbarë botën, duke përfshirë disa në SH.B.A. Ai ka ndikim të konsiderueshëm në Turqi, pavarësisht mbylljes së gazetës “Zaman”, me të cilën ai kishte qenë i lidhur. Zyra e gazetës dhe edicionin e saj në gjuhën angleze u mësynë nga forcat qeveritare në mars. Analistët thonë se Hizmet ka vuajtur pas përpjekjeve të Erdoganit për të eliminuar çdo kundërshtim ndaj qeverisë së tij. Presidenti ishte veçanërisht i vendosur në qëndrimin e tij për të spastruar ushtarakët, policinë dhe gjyqësorin nga mbështetësit e Gylenit, duke dobësuar lëvizjen që ka infiltruar në masë të madhe institucionet kryesore të pushtetit të Turqisë. Pavarësisht presionit, Gyleni ende gëzon mbështetjen e rreth 10 për qind të popullsisë turke, në bazë të sondazheve të kryera para grushtit të shtetit. Ish-ambasadori SH.B.A.-së në Turqi, James Jefferey e ka quajtur Gylenin si njeriun e dytë më të fuqishëm të Turqisë.

Dikur aleatë

Në ditët para se Erdoğani të bëhej president, të dy ishin miq. Erdoğani iu bashkua përpjekjeve të Gylenit për ta bërë Turqinë me shumë muslimane. Gyleni kish punuar në këtë drejtim që nga vitet 1960, duke sjellë vlerat islame të turqve në vëmendjen e autoriteteve, përmes edukimit dhe punës bamirëse, dhe jo politikës, në ngjashmëri me lëvizjet islame që punojnë nën regjimet e mbështetura ushtarakisht, në vendet arabe, që janë republika vetëm prej emrit. Erdogani u zgjodh president në vitin 2014 dhe ka shërbyer si kryeministër i vendit që nga viti 2003. Pas marrjes së detyrës, i hyri rrugës së ndryshimit të kushtetutës, për të transformuar një presidencë kryesisht ceremoniale, në një zyrë ekzekutive sipas stilit të SHBA. Në të njëjtën kohë ai mbeti i angazhuar ndaj besimit mysliman dhe vlerave islamike, duke hapur kufijtë e vendit për 2.7 milionë sirianë, që i iknin luftës, si dhe duke financuar bamirësi nëpërmjet qeverisë.

… që u bënë armiq

Me mbështetësit dhe simpatizantët e Gulenit në pozicione të larta në polici, prokurori dhe gjykata, vitin e kaluar, gjyqësori ka nisur disa hetime mbi persona dyshuar për korrupsion, në mesin e zyrtarëve të lartë të AKP-së së Erdoganit. Hetimet kanë rezultuar në shkarkimin e disa komisionerëve të policisë dhe arrestimet e disa prej bashkëpunëtorëve kryesorë të presidentit. Gyleni ka qenë kryesisht i heshtur në lidhje me akuzat e drejtuara ndaj tij nga Ankaraja. Dy vjet e gjysmë më parë, ai foli për BBC në shtëpinë e tij modeste në SHBA, ku tha se Erdogani po e mbivlerësonte lëvizjen e tij, teksa diplomatë të huaj dhe vëzhgues të tjerë kanë thënë se ajo nuk është e aftë për kryerjen e një komploti të sofistikuar, kundër partisë së presidentit dhe qeverisë së tij. “Nuk është e mundur që këta gjyqtarë dhe prokurorë të marrin urdhëra nga unë. Unë nuk kam asnjë lidhje me ta”, tha kleriku në atë kohë. “Njerëzit në gjyqësor dhe policia kanë kryer hetimet mbi këta raste, pasi kjo është detyra e tyre normalisht. Me sa duket ata nuk ishin të informuar se korrupsioni dhe ryshfeti kanë pushuar së qëni vepra penale në Turqi”.

Eshtë luftë

Menjëherë pasi qeveria tha se kishte rifituar kontrollin e vendit nga “komplotuesit e grushtit të shtetit” të shtunën, Erdogani sulmoi Gylenin dhe mbështetësit e tij, duke i etiketuar ata si terroristë që u përpoqën për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Turqisë, si dhe një “virus” që duhet të çrrënjoset nga shoqëria dhe “pastruar” nga ushtria. Ai i bëri thirrje e SHBA-së për të kapur klerikun dhe për t’ia dorëzuar Ankarasë. Ai gjithashtu i bëri thirrje klerikut që të kthehet me dëshirë dhe të përballet me gjyqin në Turqi. Zyra Kryeprokurotit të Stambollit lëshoi një deklaratë të dielën, ku tha se ka nisur disa hetime mbi grushtin e dështuar të shtetit, duke thënë se Gylen është “i dyshuari numër një ” në dy hetime të ndryshme. Nëpër Turqi, të paktën 6000 persona janë arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrje në grusht shteti, dhe për shkak se janë simpatizantë të Hizmet. Shumica e të ndaluarve janë pjesë e ushtrisë, por janë ndaluar edhe më shumë se 2700 gjyqtarë dhe zyrtarë të tjerë. Duke folur për BBC në një intervistë që u transmetua të dielën, kleriku dënoi represionin e qeverisë. “Duket se ata nuk kanë asnjë tolerancë për çdo lloj lëvizjeje, çdo lloj grupi dhe çdo lloj organizate, që nuk është nën kontrollin e tyre “, duke shtuar se qeveria mund ta ketë inskenuar grushtin e shtetit, në mënyrë që të rrisë represionin. “Thjeshtë e lë hapur derën e asaj mundësie”.

Çfarë thotë SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry tha se SHBA është e gatshme të marrë në konsideratë ekstradimin e Gylenit, që Erdogani e ka quajtur trurin, prapa përpjekjes për grusht shteti. Por Kerry tha për ABC “This Ëeek” të dielën se zyrtarët turq janë ende duke grumbulluar prova kundër klerikut, për përfshirjen e tij të dyshuar në grushtin e shtetit. “Ata nuk kanë bërë ende një kërkesë zyrtare”, tha Kerry. Nëse e bëjnë, “ne do të shkojnë përmes procesit tonë ligjor”, shtoi ai. SHBA do të vlerësojë “menjëherë” faktet, sapo ata të paraqiten, tha Kerry, duke theksuar se “Turqia është një mike” dhe një vend aleat. “Ne nuk kemi qëndruar asnjëherë duarkryq”, tha Kerry. “Ne kemi thënë gjithmonë, shikoni, nëse keni prova për X, Y apo Z, ju lutemi na i paraqisni”. Por Kerry paralajmëroi se së SHBA ka “standarde shumë të rrepta, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button