Te ndryshme

A e kanë gjetur më në fund arkeologët qytetin legjendar të “Zotit Majmun”?

Anëtarët e një ekspeditë arkeologjike në Amerikën Qendrore pretendojnë se kanë ardhur deri te zbulimi i diçkaje që ishte hulumtuar që nga shekulli 16.

a-e-kan-euml-gjetur-m-euml-n-euml-fund-arkeolog-euml-t-qytetin-legjendar-t-euml-ldquo-zotit-majmun-rdquo-foto-video_hdAta janë të bindur se në një pjesë të largët të xhunglës në Honduras kanë gjetur atë që quhet për një kohë të gjatë “Qyteti i Perëndisë Majmun” ose “Qyteti i Bardhë”, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për qytetin i cili ka qenë selia e civilizimit të zhdukur para rreth 1000 vitesh.

“Kjo kulturë është kuptuar shumë pak dhe për ta dihet shumë pak. Arkeologët madje nuk kanë as emër për këtë”, kanë shtuar pjesëtarët e ekspeditës.

Në këtë vend janë gjetur një numër artefaktesh, madje edhe një piramidë, por arkeologët, të gjitha i kanë lënë aty ku i kanë gjetur. Shumica e tyre pretendohet se i takojnë periudhës prej shekullit 10 deri 14.

Popullsia mistike “Qyteti i Bardhë” kanë respektuar “Perëndinë Majmun”, dhe siç thuhet kanë jetuar në bollëk dhe janë “larë me ari”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button