Teknologji

A është ky LG G4?

Edhe më herët janë publikuar pamje të cilat sugjerojnë se janë të modelit të ri të telefonit / fabletit të LG, LG G4, ndërsa tani në internet janë shfaqur pamje të vërteta të pajisjes, të cilat janë publikuar nga XDA developers.

a-euml-sht-euml-ky-lg-g4_hdSipas këtyre të fundit, telefoni do të sjell edhe lapsin digjital, për të cilin është folur edhe më herët.

LG G4 i ri thuhet se do të shfaqet me një ekran prej 5,5 inç në rezolucionin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin Snapdragon 810 octa-core në 64-bit dhe do të vijë me 3GB RAM dhe një zgjedhje të opsioneve të memories së brendshme të telefonit / fabletit.

Karakteristikat e tjera që thuhet se do të vijnë në pajisjen e re të LG përfshijnë kamerën kryesore me 16MP me OIS dhe Laser Auto Focus, versionin e ri të Android, përkatësisht versionin Android 5.0.2 Lollipop.

Ende nuk ka detaje për kohën kur LG do ta zbulojë telefonin e saj kryesor këtë vit që bazohet në Android, ne pritjet janë që ndoshta i njëjti do të bëhet zyrtar muajin e ardhshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button