Rajoni

Andreeva: Përfaqësuesit e BE-së dhe FMN-së në Athinë për fillimin e diskutimeve për planin e tretë të ndihmës

Përfaqësuesit e kreditorëve të Greqisë, BE dhe FMN, mbërritën sot në Athinë për të filluar diskutimet me autoritetet greke për një kredi të re për vendin, theksoi sot Mina Andreeva, një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

“Ekipet e institucioneve kreditore ndodhen tashmë në Athinë dhe puna ka filluar menjëherë, në momentin që po flasim”, theksoi zëdhënësja e ekzekutivit evropian në një kënferencë shtypi.

“Kjo do të thotë se institucionet po diskutojnë me autoritetet greke”, nënvizoi ajo.

Disa krerë të misionit janë tashmë në vend, të gjithë duhet të jenë në Athinë deri të mërkurën”, shtoi ajo duke përmendur progresin hap pas hapi për krijimin e një programi të tretë ndihme me një vlerë prej 80 miliardë eurosh për Greqinë.

“Reforma të reja priten nga ana e autoriteteve greke për të mundësuar një disbursim nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, fondi mbështetës i zonës euro”, shtoi Komisioni që shpreson për një marrëveshje deri në 15 ditëshin e dytë të muajit gusht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button