Rajoni

Ankaraja do të ndihmojë kurdët e Irakut të shkojnë në Kobane

ee698Turqia morri masa për të ndihmuar luftëtarët kurdë të Irakut që t’i bashkohen, nëpërmjet territorit të saj, qytetit sirian kurd të Kobanes që është nën rrethimin e xhihadistëve, njoftoi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.

“Ne do të ndihmojmë ‘peshmergasit kurdë’ të kalojnë kufirin për të vajtur në Kobane”, deklaroi Cavusoglu gjatë një konference për shtyp të përbashkët me homologun tunizian, Mongi Hamdi, por pa dhënë detaje të tjera.

“Ne nuk kemi dëshiruar asnjëherë që Kobane të bjerë. Turqia ka ndërmarrë iniciativa të nryshme që ta pengojë këtë gjë”, vazhdoi ministri.

Pavarësisht presionit të aleatëve të saj, me SHBA-n në krye, qeveria islamiko-konservatore e Ankarasë deri sot ka refuzuar të ndërhyjë ushtarakisht për t’i vajtur në ndihmë luftëtarëve kurdë në Siri që po i rezistojnë prej më shumë se një muaj forcave të grupit Shteti Islamik (ISIS).

Dje, presidenti Recep Tayyip Erdogan, i hodhi posht kategorikisht të gjitha kërkesat që i drejtohen vendit të tij për të furnizuar me armë luftëtarët kurdë të Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG), degëzim i ushtrisë së Partisë së Unionit Demokratik (PYD) që ai e akuzon se është organizatë terroriste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button