Bota

Apeli i 13-vjeçarit sirian: Ndaloni luftën dhe nuk do të vijmë në BE

“Ndaloni luftën në Siri, ju lutem. Ndalojeni tani dhe ne nuk do të vijmë në Evropë”.

Ditën kur fotoja e 2-vjeçarit sirian të mbytur bëri xhiron e botës, një tjetër i mitur, me një kthjelltësi çarmatosëse, ka shpjeguar zgjidhjen për frenimin e eksodit të refugjatëve drejt Evropës.

“Sirianët nuk ju pëlqejnë? Ndaloni luftën dhe nuk do të vijnë më”, ka thënë 13-vjeçari nga Siria, që është arratisur bashkë me motrën e tij nga qyteti i Darasë dhe ndodhet në Budapest.

“Sirianët kanë nevojë për ndihmë, kanë nevojë për ndihmë tani”, ka thënë ai me një anglishte të pastër për kamerat e Al Jazeera.

Djaloshi me sy bojëqielli, pavarësisht moshës, tregon se ka një vizion tragjikisht të kthjellët mbi fatin e atyre, që sikurse ai vetë, janë arratisur nga një vend të shkatërruar nga lufta dhe tashmë ndodhen të katapultuar në një realitet tjetër, po aq kritik.

“Sirianët nuk u pëlqejnë policëve në Serbi, Hungari, Maqedoni apo Greqi. Por ju lutem, ndihmojini ata. Ndalojeni luftën dhe ne nuk do të vijmë në Evropë. nuk duam të vijmë në Evropë”, ka thënë 13-vjeçari.

Edhe videoja e tij, sikurse fotoja e të miturit të mbytur, po bën xhiron e botës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button