Teknologji

Apple të lansojë edhe Mac Mini

apple-t-euml-lansoj-euml-edhe-mac-mini_hdTashmë është thënë se Apple është duke u bërë gati ta lansojë modelin e ri të Mac Mini, dhe sipas një raporti tani thuhet se pajisja do të lëshohet në ngjarjen e lansimit të iPad, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm.

Apple thuhet se do ta mbajë një ngjarje mediale në muajin tetor, në të cilën ata do ta zbulojnë tabletin e ri, iPad Air 2 dhe iPad Mini 3 me Retina Display.

Në korrik të këtij viti, referencat e para për Mac Mini ishin paraqitur në faqen e Apple, ndërsa tani thuhet se Mac Mini është bërë gati për lansim.

Edhe pse ende nuk ka karakteristika për Mac Mini, pritjet janë që i njëjti të vijë me procesorin e Intel Core, dhe grafika të përmirësuara për dallim nga modeli i kaluar.

Ende nuk dihet nëse versioni i ri 2014 Mac Mini do të sjell dizajn të ri, apo nëse Apple do të vazhdojë të përdor dizajnin aktual edhe në modelin e saj të ri të pajisjes.

Në ngjarjen e saj mediale, Apple pritet ta lëshojë edhe Apple TV, me aplikacionet që mundësojnë edhe automatizimin e shtëpisë. (

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button