Bota

Arrestohet ushtari amerikan, do të bashkohej me ISIS

Një ushtar amerikan dhe një i afërm i tij janë arrestuar, pasi akuzohen për mbështetje të ISIS. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

1427426604shba-ushtari-isisProkurorët thanë se 22-vjeçari i ndaluar, pjesë e Gardës Kombëtare, kishte planifikuar për të udhëtuar në Lindje të Mesme në mbështetje të Shtetit Islamik. Gjithashtu, sipas prokurorëve, ata kishin planifikuar të kryenin një sulm kundër një objektivi ushtarak në Ilinois.

Arrestimi i ushtarit është kryer nga FBI, ditën e mërkurë, në aeroportin ndërkombëtar të Çikagos, ku ai po tentonte të udhëtonte për në Kajro, ndërsa në të njëjtën ditë është arrestuar edhe i afërmi i tij.

Të dy personat akuzohen për konspiracion për të siguruar mbështetje materiale dhe burime për një organizatë të huaj terroriste. Ata mund të dënohen deri në 15 vite burg dhe me një gjobë deri në 250 mijë dollarë, nëse shpallen fajtorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button