Ekonomia

AULEDA, pjesëmarrëse në Panairin botëror “EKSPO Milano 2015”

Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, do të marrë pjesë në Panairin Botëror “EKSPO Milano 2015”, që do të zhvillohet në qytetin e Milanos (Itali) në periudhën maj-tetor dhe që është aktiviteti më i rëndësishëm ndërkombëtar në këtë fushë, që organizohet çdo 5 vjet.

Panairi-ne-Milano-2015Drejtoresha Ekzekutive e AULEDA, Mirela Koçi, thotë për ATSH-në se agjencia është ftuar jo vetëm për të ekspozuar produkte tipike lokale, që janë burim zhvillimi na rajonin e Vlorës dhe më gjerë, por edhe për të folur për përvojën e saj në këtë fushë, si një nga 5 agjencitë më të vlerësuara në botë në këtë drejtim. “Meqë tematika e Panairit “EKSPO Milano 2015” është ushqimi dhe përdorimi i tij për zhvillim të qëndrueshëm, AULEDA është ftuar për të ekspozuar produkte tipike lokale, të cilat janë burim zhvillimi në rajonin e Vlorës dhe më gjerë”, thotë Koçi. Krahas kësaj, AULEDA është ftuar që të shkruajë në revistën e “KIP International”, një nga organizatorët e këtij panairi, një përmbledhje, një shkrim analizë me temë se si ushqimi, burimet tipike tradicionale, mënyra e elaborimit të tyre, të lidhura kryesisht me identitetin e territorit, të mund të kthehet në një resurs dhe burim zhvillimi.

Finalizimi i “EKSPO Milano 2015”, do të jetë Konferenca që do të zhvillohet në muajin shtator, në fokus të të cilës do të jetë zhvillimi i LEDA-ve, modeli që ato kanë përcjellë në fondin e zhvillimit rajonal dhe ku AULEDA është e ftuar me një status të veçantë.  AULEDA do të jetë e pranishme në Pavionin “Territore Atraktive për një Botë të Qëndrueshme”, me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërtuar me materiale dhe sipas një teknike eko-miqësore, të Shkollës Internationale “KIP”, një ndër organizatoret e Panairit “EKSPO Milano 2015”, me përvojë të madhe në mbështetjen e zhvillimit lokal.

Për tematikën e këtij edicioni, “EXPO Milano 2015” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme e dakadave të fundit për ushqimin dhe të ushqyerit. Pavionet e këtij Panairi, ku do të marrin pjesë 130 vende, mes të cilëve edhe Shqipëria, pritet të frekuentohen gjatë 6 muajve nga më shumë se 20 milionë vizitorë fizikë dhe më shumë se 1 miliarde të tjerë virtualë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button