Kosova

Austria vazhdon mbështetjen për KFOR-in

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo lavdëroi njësitin austriak të KFOR-it, duke thënë se po bëjnë punë të shkëlqyeshme në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

austria-vazhdon-mb-euml-shtetjen-p-euml-r-kfor-in_hdGjenerali italian Figliuolo këto komente i ka bërë në takimin që pati me Shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Austriake, Gjenerallejtnantin Othmar Commenda, në një takim zyrtar në kampin “Film City”, shtabin e përgjithshëm të NATO/KFOR në Prishtinë.

Të dy gjeneralët, në prani të ambasadorit të Austrisë Brieger dhe të Gjeneralit Waldner, i cili është zëvendëskomandant i KFOR-it, diskutuan kontributin e Austrisë për detyrat e KFOR-it dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkan.

Ata u fokusuan edhe në progresin pozitiv të arritur në lidhje me sigurimin e mjedisit të qetë dhe të sigurt, si dhe të lirisë së lëvizjes në Kosovë, në pajtim me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Shefi i Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Austriake ripohoi vazhdimin e mbështetjes së fuqishme të misionit.

Gjatë vizitës së KFOR-it, Gjenerali Commenda shfrytëzoi rastin dhe takoi pjesëtarët e forcave të armatosura Austriake të dislokuara në kampin në Prizren, në kampin Marechal de Lattre de Tassigny dhe në kampin ‘Film City’.

Tani kontigjenti Austriak ka rreth 530 ushtarakë. Ushtarakët Austriak janë dislokuar kryesisht në Pejë, si pjesë e Grupit Shumëkombësh Luftues – Perëndim, në kampin në Prizren dhe në Prishtinë, si pjesë e shtabit të përgjithshëm të KFOR-it dhe në Grupin e bashkuar për mbështetje logjistike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button