Politika

Basha: Ne nuk kemi asnjë të inkriminuar

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka folur sot për situatën e acaruar politike në vend, marrëdhëniet brenda PD-së, qëndrimin mbi punën e qeverisë dhe apelin e ndërkombëtare për dekriminalizimin. Për rreth dy orë, Basha do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarit Ylli Rakipi, në emisionin “Të Paekspozuarit” mbi çështjet kryesore që shqetësojnë politikën. Në pjesën e parë të emisionit, u transmetua dokumentari “Një rrugëtim në Lagunën e Patokut”, me dëshmitë e banorëve, të cilët treguan për përplasjen e deputetit të Laçit, Armando Prenga dhe familjes Çali, ku u plagosën shtatë persona.

“Prenga u kandidua si deputet për rekordet kriminale”

Kreu demokrat tha se, “futja e personave me rekorde kriminale, me detyrë më të larta shtetërore, siç është roli i Kryebashkiakut, s’ka bërë vaki ndonjëherë”. Sipas tij, deputeti Armando Prenga s’ka qenë asnjë ditë në Partinë Socialiste, por u mor nga Edi Rama në fushatë elektorale në zona të vështira për PS-në dhe u fut “pa asnjë veti tjetër, përveç rekordeve kriminale”.

“Jemi opozita jo SHISH, informacionin kryesor e japin qytetarët”

Rakipi: Ju keni shpallur si të inkriminuar vetëm në parlament 19 persona. Katër prej tyre kanë vetëeksploduar, cilët janë të tjerët? Ti dimë këta emra!

Basha: Detyra jonë si opozitë është t’i denoncojmë rastet, po detyra më e rëndësishme është t’i verifikojmë. Opozita ka kërkuar verifikim të shenjave të gishtërinjve. Opozita vepron në mënyrë insitucionale, ne këkrojmë sipas ligjit që këta persona pasi të verifikohen, të përjashtohen nga parlamenti, bashkitë administrata e lartë, kemi një vit që e kërkojmë. Përgjigjia nga kreu i opozitës, nuk mund të jetë një përgjigje gazetareske, e kërkoj me të drejtën e sovranit, instrumentet ligjor që në çdo studio të vijnë të verifikuar pas një proçesi ligjor. Ne nuk jemi Shërbimi Informativ ne jemi opozita, informacionin e kemi nga burimi më i çmuar, qytetarët, mbledhin fakte i bëjmë publike.

“Për dekriminalizimin janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese”

Këtë çështje shumë të rëndësishme për demokracinë, jam i hapur dhe kam propozuar, para disa muajsh, që ne detyrë parësore kemi t’i kthejmë demokracinë qytetarëve. Janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese. Unë kam një përkushtim, për një politikë të pastër, të afrohet parlamenti me qytetarët, pasi është krijuar një hendek i pakapërcyeshëm. Deputetët në parlament nuk përfaqësojnë qytetarët.

“Të inkriminuarit nuk kanë strehë në PD, do ngremë Komision”

Rakipi pyet kreun e opozitës, se cilët janë të inkriminuarit e PD-së. Basha përgjigjet duke thënë se “ka një përkushtim para shqiptarëve që në PD të inkriminuarit nuk kanë strehë dhe nuk do të gjejnë strehë. Nëse në PD jo një ambasador por një qytetar qoftë ky votues ose jo i PD sjell shqetësimin se një funksionar i saj në kuptimin e partisë apo nivel lokal, ka të dhëna kriminale, PD deri më sot ka ndërmarrë një proçes të hapur hetimi për çdo pretendim të tillë. Ndaj një rasti të tillë kemi tërhequr kandidatin. Komisioni i përhershëm i integritetit në PD po përzgjedhja ime për këtë Komision është Halim Kosova. Ka për detyrë që të hulumtojë çdo ankesë të çdo funksionari të PD dhe nëse vërteton elementë të një të kaluare apo të tashme, të ndërmarrë largimin e këtij personi.

Rakipi insiston për emra konkretë të inkriminuarish dhe kërkon përgjigje nga kreu i PD-së për të inkriminuarit, për Laçin dhe për zona të tjera të Shqipërisë. Ndërsa Basha insiston: “Them me përgjegjësi të plotë, në grupin parlamentar të PD me rekorde kriminale dhe ndjekje penale nuk ka. Nëse informacioni im rezulton i gabuar, unë e kam provuar dy javë pas zgjedhjeve, marr vendime edhe pas zgjedhjeve.

Rakipi: Kë keni deputet në këtë zonë?

Basha: Mëhill Fufi person që sipas të gjitha kontrolleve nuk ka asnjë dosje të hapur apo të mbyllur. Nëse provohet me një dokument të vetëm se në grupin parlamentar apo në çdo lloj niveli ka njerëz të inkriminuar do ti qendroj vendimeve të mia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button