Ekonomia

BE, 92 milionë euro për bujqësinë shqiptare

-Bashkimi Europian do të mbështesë me një fond prej rreth 92 milionë euro  investimet në sektorin bujqësor shqiptar gjatë viteve 2014-2020.

Prodhim-bujqesor1Në ceremoninë e organizuar sot në Tiranë me rastin e përfundimit të Projektit IPA 2009, “Konsolidimi i sigurisë ushqimore në Shqiperi”, në ambjentet e reja të Drejtorisë Rajonale të AKU-së, Tiranë, financuar nga Projekti IPA 2010, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, u shpreh se, “Komisioni Europian është i angazhuar për të asistuar në impelemntimin e strategjisë kombëtare për agrokulturën dhe zhvillimin rural. Shuma e planifikuar për periudhën 2014-2020, është 92 milion euro, është më e madhja që kemi alokuar deri më tani. Qëllimi është të mbështesim Shqipërinë në zhvillimin efikas dhe konkurrues të sektorit  ushqimor, në një sektor që ofron punësim dhe cilësi për popullësinë rurale. Kjo do të kërkonte zbatimin e rregullave të vendosura nga BE në politikat e sigurisë ushqimore”.

Kjo vlerë është më e larta e dhënë ndonjëherë për këtë qëllim dhe që do të jetë e fokusuar kryesisht në rritjen e sigurisë ushqimore. Nga ana tjetër Bashkimi Europian i bën apel qevrisë të akordojë fonde të veçanta për mirëmbjatjen e investimeve dhe pajisjeve laboratorike si dhe ti japë më shumë rëndësi sigurisë ushqimore, si kusht për integrim.

Në të njëjtën linjë është edhe Ministria e Integrimit, negociatat e së cilës janë përqendruar në përthithjen e fondeve që më së shumti do të përqendorhen në sektorin bujqësor.

Projekti IPA 2010 ka financuar edhe godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Aurotitetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë e cila është e pajisur me laboratorë të standardeve të bashkimit Europian.  Në të gjithë vendin janë financuar 7 institucione të këtij formati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button