Bota

BE zgjat sanksionet kundër Rusisë

Bashkimi Evropian i ka zgjatur deri në muajin shtator sanksionet ndaj Rusisë, për shkak të luftimeve të vazhdueshme në lindje të Ukrainës, raporton KTV.

be-zgjat-sanksionet-kund-euml-r-rusis-euml_hdPërveç kësaj, BE-ja e ka në plan të mos ndalet, por të ndërmarrë veprime tjera, që mund ta çonin Rusinë të heqë dorë nga mbështetja ndaj separatistëve.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë pas takimit të ministrave të jashtëm, se sanksionet të cilat ishin caktuar për një vit dhe si të tilla do të përfundonin në mars, janë shtyrë edhe për gjashtë muaj.

“Ne kemi dhënë shenja se BE-ja është e gatshme që të ndërmarrë masa të tjera”, ka shtuar Mogherini.

Shtyrja e afatit të sanksioneve është pranuar nga të gjitha 28 vendet, përfshirë edhe Greqinë, që më herët kishte kundërshtuar zgjatjen e afatit të sanksioneve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button