Kronika e zeze

Berat, fuoristrada me pelegrinë bie në humnerë, tre të plagosur rëndë

fuoriTre persona kanë mbetur të plagosur rëndë sot në fshatin Novaj të Beratit, pasi mjeti me të cilin udhëtonin ka rënë në një humnerë. Mjeti tip furoistradë ku udhëtonin vëllezërit Deli dhe Muharrem Dervishi, 19 dhe 17 vjeç si dhe drejtuesi i mjetit Bexhet Bajraktari 52 vjeç ishte nisur për në Kulmak në malin e Tomorit për pelegrinazhin që organizohet çdo vit në këtë zonë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Beratit ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë një manovrim i gabuar i drejtuesit të mjetit, por edhe terreni i vështirë dhe rruga jashtë çdo standardi  ku nuk është vënë dorë prej kohësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button