Kronika

Bilal Kola emërohet Drejtor i IIPP, në vend të Blloshmit

Instituti-i-Integrimit-te-ish-te-perndjekurve-politik-Foto-ATSH-393x350Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka emëruar në postin e Drejtorit të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, i cili zëvendëson në këtë detyrë, Bedri Blloshmi.

Kola ka një eksperiencë të gjatë 15 vjeçare si jurist në Shqipëri, Angli dhe Kanada. Nga viti 2001-2004, ai ka kryesuar Grupin Ndër-Ministerial të Punës për përafrimin e legjislacionit tregtar shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. Nga viti 2009 e në vazhdim është administrator i studios “K&H Laë Firm”, e specializuar në ofrimin e konsulencës për disa shoqëri tregtare vendase dhe të huaja. Gjithashtu, ai zotëron një Master në të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare nga Universiteti Metropolitan i Londrës, si dhe një diplomë në të Drejtën Ndërkombëtare të Aviacionit.

Ministria e Mirqenies Sociale njoftoi sot emerimin e drejtorit të ri pa dhënë shpjegime të mëtejshm

Related Articles

Comente

  1. Zoti Ilirjan Selman Blloshmi ke respektin e gjith shqipetarve kudo qe ndodhen,Bedriu eshte shume i lig shpirtzi, por ka dhe gruan te quajtur Nora nga Turani i Korçes eshte me e lig me shpirtkazem superinjorante injorante.Zoti juve Ilirjan ua befte drite qe shkruajte nje pjese te poshtersirave te Bedriut.Fate i madh qe larguan kete delenxhi kete te pabese ke te imoral nga puna Bedri Blloshmin shume i lig dhe i pandershem.

  2. Bedri Blloshmi eshte shkak i vrasjes se dy poeteve-
    Gjithcka filloi ne mars 1976.Bedri Blloshmi kishte zene te hasdisej me magazinjeren e Quksit dhe ju duke vetja si me i bukuri fshatit.Filloi ti vardisej të bijës së kryetarit të këshillit të fshatit,që kishte një baba kokoroç,që e thirri Bedriun për sqarime në zyrën e tij.
    Aty i dha një dajak ku të dhëmb e ku të djegë,ashtu fshatce,sa Bedriu ulërinte si gomar-Boll,se do të tregoj kush e shan partine në fshat!
    Gjate një mbledhje më kuadrot e partise në Librazhd,ky kryetar keshilli i thotë kryetarit të degës se puneve te brendshme i quajtur Merdar Hasa :- Shiko,se keni një thesar të pazbuluar në Bërzheshte! E therrasin Bedrinë për zbor,e mbajtn me të ngrëne e te pirë dy muaj rrjesht në hotel-turizmin e Librazhdit,sa u rrefye mire,jo vetëm për të vëllane Wilson Blloshmin dhe kusheririn e tij Genc Leka,por edhe për magazinjerën rruspien me gjithë të shoqin që vidhnin,kafsharët ,që hidhnin plehun në përrua,ca sharrxhinj trupash në Stravaj.Si u zbërthye mire Bedriu,u arrestuan dy poetet dhe grupi i sabotatoreve,
    Dy poetet,që përmbushnin kushtet politike si kryetarë grupi u pushkatuan,ndërsa Bedriu si bashkëpunetor dhe të tjerët si ordinere,u burgosën me afate të ndryshme.Se si shkoi historia e ketij gjyqi dihet mire nga librat dhe dokumentaret e botuar.Bedriu i futi në burg.

  3. Bedri Blloshmin e FRD-së nuk e do as familja/ Mbesa i nxjerr SMS që ai vidhte

    Nje speciale zbardh mesazhet qe vajza e Vilson Blloshmit ka shkembyer me xhaxhain.

    Zbardhen mesazhet e këmbyera mes Enerjetës, vajzës së Vilson Blloshmit që jeton në Milano he xhaxhait të saj, drejtorit të Institutit të ish-të Përndjekurve Politike, Bedri Blloshmit. Biseda vërtitet rreth fushatës mediatike që Bedri Blloshmi nisi në vitin 2010 për mbledhjen e ndihmave financiare për kurimin e mbesës Enerjeta.

    Kjo e fundit e pyet xhaxhanë se pse ka ndërmarrë një hap të tillë, kur ajo nuk ishte sëmurë. Ndërsa Bedri Blloshmi, pa mohuar hapjen e fushatës, thotë që nuk ka përfituar nga ajo. Biseda vjen duke u “nxehur”, pasi Enerjeta e akuzon për marrjen e 4 milionë lekëve vetëm në Qukës (fshat në Librazhd) dhe shuma të tjera nga ish-të përndjekurit politikë dhe shoqata. Ndërsa xhaxhai, teksa pranon se e ka marrë shumën e përfolur në Qukës, por jo për të, i përgjigjet: “Që ta dish, unë kam marrë lekë te Ministria e Kulturës, kam marrë në Qukës dhe i kam marrë se kam bërë librat dhe këngën e Vilsonit dhe të Gencit dhe nuk kam marrë për ty. Do të marr ku të mundem dhe ti nuk ke punë me këto lekë. Për çdo aktivitet që kryej unë, nuk të takon lekë. Bedriu”. Më tej, mbesa i kujton xhaxhait edhe një letër që ia kishte dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha. “Kam edhe letrën që i ke dërguar Sali Berishës dhe i ke kërkuar lekë për mua që isha e sëmurë, apo edhe kjo është gënjeshtër?”, e pyet Enerjeta xhaxhain e saj.

    Bedri Blloshmi ia kthen: “Besoj se gabohesh për faktin, Saliu nuk më ndihmoi për ty, unë jo vetëm që u prisha (me Berishën), por nuk i kam lënë gjë pa i thënë. Kjo është po aq e vërtetë, sa të gjitha të tjerat që të kam thënë”. Atëherë Enerjeta i kujton xhaxhait se ajo nuk i ka kërkuar asnjëherë asgjë dhe se ai nuk është kujdesur asnjëherë për të. “Po unë ty nuk të kam kërkuar asgjë, asnjëherë, apo gabohem? Ju të gjithë, sidomos ti, nuk jeni kujdesur ndonjëherë për mua. Prandaj kur bëre fushatën në emrin tim për ndihmë, se isha sipas teje duke vdekur, lekët që të dhanë njerëzit, ku i çove?… Po të them edhe një herë që Vilsoni u fut në dhe, por më la mua mbrapa. Ti si vlla duhet të kujdeseshe, por ti je shumë i dhënë pas lekut. Ti njerëzit i përdor vetëm për interesat e tua! Ti je njeri shumë i lig dhe i pashpirt!”, i shkruan Enerjeta Bedri Blloshmit. Duke i sqaruar këto SMS për gazetën, Enerjeta thotë se këto janë mesazhe të ditëve të fundit, pasi kishte marrë vesh se xhaxhai i saj vijonte të “lypte” lekë për mbesën gjoja në prag të vdekjes nga kanceri. Ajo thekson se kanë pasur biseda telefonike shumë të ashpra, ku xhaxhai ia ka pranuar

    Enerjeta Blloshmi. Majtas lart, SMS-te me xhaxhain. Majtas poshte, Bedri Blloshmi

    http://www.panorama.com.al/2014/06/02/vajza-e-vilson-blloshmit-zbardh-sms-te-si-po-mashtron-me-semundjen-time-xhaxhai-im-bedriu/ Page 1 of 3

    Vajza e Vilson Blloshmit zbardh SMS-të: Si po mashtron me sëmundjen time xhaxhai im Bedriu | Gazeta Panorama ONLINE 6/3/14 8:40 AM

    abuzimet, ndërsa në mesazhe ai ka qenë shumë i kujdesshëm, duke iu druajtur publikimit mediatik të tyre. Gazeta “Panorama”, me lejen e Enerjeta Blloshmit, i boton të plota këto SMS, ashtu siç janë në origjinal, pa asnjë ndërhyrje.

    MESAZHET ENERJETA -BEDRI BLLOSHMI
    ENI: Nuk arrij ta kuptoj pse vazhdon te thuash neper shoqata dhe neper njerez qe kujdesesh per mbesen e semur? Kam mar vesh qe ke marr ndihma ne emrin tim dhe vazhdon te maresh lek per mbesen e semur…. Me kan shkruar shum njerez qe te njohin shum mir se kush je dhe me kan then qe ti ke marr shum lek per mua……un ty do te degjeneroj o njeri i lig o kafsh me ftyr njeriu do te hedh ne gjyq dhe do te nxjerr bojen neper gazeta se ti kshu e do se je maskara je njeri i paftyr!!!!! Deri me sot kam ndejtur ne heshtje skam folur kurre por tani Ta rregulloj un qejfin ty! Do Ta marrin vesh te gjith se kush je ti dhe sa je kujdesur ti per mbesen e semur! Ti je i etur per fam per lek!!!!!!!!! Ti nqs ha sot esht fal gjakut te Vilson Blloshmit se ty o kafsh nuk Ta var njeri se je nje cop injorant qe sdi te lidhesh dy fjal!!!!!! I dashur xhaxha pergatitu se shpejti mbesa jote e dashur do ti tregoj te gjithve se sa shum je kujdes per mua dhe kush je ti ne te vertet!!!!!!!!
    BEDRIU: Eni Me vjen shume keq qe shkruan keshtu. Te dish nje gje se asgje nuk eshte e vertet qe une kam mare para.Dy kestet e mara per Vilsonin ti kam derguar bashke me Dianen ty.Mos u infuenco nga shpifjet qe te thone .Nuk eshte mire qe te besh ato qe thua.Bedriu
    ENI: Une nuk po flas per kestet po flas per leket e tjera qe ke marri ti dhe ti è di shum mir qe esht e vertet prandaj mos vazhdo te genjesh!!! Un i di te gjitha di edhe nje gje tjeter qe kur un isha e semur vetem nga quksi ke marr 4 milion lek plus te tjerat qe ke marr nga shoqata!!!!Un kam prova per kto qe po them dhe do ti shofin se shpejti te gjith njerzit pislliqet qe ke ber ti ne kurrizim tim!!!! BEDRIU: Qe ta dish, une kam mare leke tek MINistria e Kultures,kam mare ne qukes dhe i kam mare se kam bere librat dhe kengen e vilsonit dhe te gencit dhe nuk kam mar per ty.Do te mare ku te mundem dhe tl nuk ke pune me keto leke.Per cdo aktiviteti qe kryej un nuk te takon leke.Bedriu
    ENI: Mua nuk me intereson aktiviteri jot nuk me ka interesuar asnjeher merr lek nga te duash po un e di shum mir qe ti ke marr lek te tjera ne emrin tim per te me ndihmuar mua po ti mua nuk me ndihmuar kurre un kam edhe letren qe i ke derguar sali berishes dhe i ke kerkuar leke per mua qe isha e semur, apo edhe kjo esht genjeshter…. Un nuk kam pun fare me ty mua me vjen keq vetem per nje gje qe ha akoma nga emri i babait tim se ti je askushi!!! Kto gjera do zgjidhen ne gjyq mos ki merak!!! Edhe dicka tjetrer mos harro se vilsoni la femi nga mbrapa nuk la vetem vllezer e motra….. Megjithate leket qe ke marre i befsh ilace mos i henksh!!!! Ka zot lart vonon po nuk harron!!!! Pergatitu se me mua do te te dali shum pun e madhe ksaj rradhe!!
    ENI: Ti je Bedri Sami Blloshmi kurse un jam Enerjeta Vilson Blloshmi prandaj me takon mua perpare te tjereve jo ty se ishte babai im apo e ke harruar!!!!!!!!! BEDRIU: Besoj se gabohesh, per faktin qe salu nuk me ndimoj per ty, une jo vetem qe u prisha por nuk ikam lene gje pa ithen kjo eshte po aq e vertet sa gjitha te tjerat qe te kam then.
    ENI: Po un ty nuk te kam kerkuar asgje asnjeher apo gaboem? Ju te gjith sidomos ti nuk jeni kujdesur ndonjeher per mua……. Prandaj kur bere fushaten ne emrin tim per ndihme se isha sipas teje duke vdekur leket qe te dhan njerzit ku i cove? Mos u mundo kot te fshihesh me trego me mir se è di qe te kan dhen lek e di shum mir me kan treguar!!!!!!!! Po te them edhe nje her vilsoni u fut ne dhe po me la mua mbrapa dhe ti si vlla duhet te kujdeseshe po ti je shum i dhen mbas lekut ti njerzit i perdor vetem per interesat e tua!!!!!!!!!ti je njeri shum i lig dhe i pashpirt!!!!!!!!

  4. Bilal Kurt Kola eshte paterice e Sigurimit te Enver Hoxhes.Gjyshi i tij Bilal Kola ka qene vrases me pagesë ne vitin 1953 kalon kufirin vete i 20 ti shkon ne Jugosllavije atje pushkatohet me urdher te Anglezeve, per arsye se ne Korrik te vitit 1944 vrau tre Anglez per tu mare napolonet e floririt,dhe i hodhi ne nje gremin pa dalje i tille ishte gjithashtu dhe Drejtori mbetet nje i pandershem,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button