Moda

Black is back! Ja përse ngjyra e zezë nuk perëndon kurrë

Stilistet ndryshojnë, tendencat shkojnë e vijnë, por nëse ka diçka qe çdo femër preferon është black dress. Gjate ditës ashtu dhe ne mbrëmje, për ne palestër ashtu dhe ne një party, e zeza është ngjyra tipike e cila i përshtatet çdo femre dhe te cilat e mbajnë me xhelozi ne gardërobë sepse herët a vone do ti duhet.

Marilyn, Audrey Hepburn, por edhe me te fundit si Charilze Theron dhe Angelina Jolie e përdorin shume shpesh këtë ngjyre për te nxjerre ne pah sensualitetin e tyre fizik, duke krijuar një imazh femëror misterioz, intrigues por shume elegant. Po perse e zeza qëndron një ngjyre e cila nuk perëndon kurrë ne vite?

Është elegante
Ngjyra e zeze është gjithmonë elegante. Mund ta veshës me shorts apo me një fustan mbrëmjeje dhe do te jeni gjithmonë te gatshme për tu prezantuar bukur.

Është misterioze
E mbanin shtrigat (te paktën ato ne përrallat e Disney) e zeza gjithmonë ka krijuar rreth femrës atë mister tipik qe tërheq shume meshkujt. Mbase është nga kjo qe disa prej femrave vishen me total black ne çdo dite te jetës se tyre.

Te hollon pamjen
E thonë te gjithë dhe është e vërtet. E zeza te hollon dhe jo sepse ka fuqi te shkrije kilet e tepërta por për një efekt optik modest por qe femrave ju pëlqen shume.

Është shume e kombinueshme
Ngjyra e zeze kombinohet me çdo ngjyre po sfumature tjetër, madje edhe me një te zeze tjetër!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button