Politika

Bozdo: Krim i rëndë dëmtimi i “Post- Bllok”, autorët para drejtësisë

Nenkryetari-Enno-per-memorialinNënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, dënoi sot dhunimin e përsëritur që i është bërë memorialit “Post- Bllok”, që ndodhet vetëm disa metra larg zyrës së Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit.
“Jemi këtu për të denoncuar dëmtimin e qëllimshëm që i është bërë memorialit “Post-Bllok”, memorial i cili simbolizon vuajtjet, persekutimet, vrasjet dhe shfarosjet por edhe rezistencën e shqiptarëve kundrejt regjimit gjakatar, totalitar të Enver Hoxhës. Dëmtimi është bërë me mjete të forta, me komplicitetin e heshtur të Edi Ramës dhe Ilir Metës, zyrat e të cilit janë vetëm disa metra larg nga ky vend dhe që ruhet me praninë e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit”, u shpreh Bozdo në një deklaratë për media përpara memorialit “Post-Bllok”.
Nënkryetari i Bashkisë, Bozdo, i kërkoi Policisë së Shtetit, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi kaq të rëndë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button