Bota

Britania zgjat me 1 vit sulmet ajrore ndaj ISIS në Irak

Misioni i Forcave Ajrore Britanike kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak do të zgjatet edhe me një vit më shumë. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon.

Avionët luftarakë, të cilët do të tërhiqeshin marsin e kaluar, pritet të qëndrojnë në gatishmëri të paktën deri në marsin e vitit 2017 për të vazhduar sulmet, deklaroi sekretari gjatë një vizite në Irak.

Zoti Fallon tha gjithashtu se fushata ajrore kundër ISIS po shënon progres, me sulmet britanike që i kanë zmbrapsur militantët jashtë qyteteve kryesore.

Ai shtoi se, grupi i dytë prej 8 bombarduesish, të cilët janë të vendosur në një bazë në Qipro, do të mundësojnë që forcat ajrore të ruajnë saktësinë në goditjen e objektivëve, mbledhjen e informacioneve dhe mbikëqyrjen.

Avionët tip “GR4” të vendosur në Qipro janë të pajisur me bomba të udhëhequra nga një sistem i saktësisë së lartë. Gjithashtu, ata përmbajnë sisteme për të kryer operacione mbikëqyrëse, me qëllim mbledhjen e informacioneve para kryerjes së sulmeve.

Bashkë me avionët e telekomanduar, që veprojnë gjithashtu në rajon, ata kanë kryer mbi 1.100 misione luftarake në Irak dhe kanë realizuar mbi 250 sulme ajrore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button