Ekonomia

BSH: Kreditë e pakthyera, në 2015-n, zbresin nën nivelin 20 për qind

bankaObjektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është që brenda vitit 2015 kreditë e pakthyera të zbresin nën nivelin 20 për qind. Sipas BSH-së, në 6-muajt e parë të vitit bankat tregtare në vend fshinë gati 11 miliardë lekë kredi të këqija nga bilancet e tyre.

Kjo është hera e parë që bankat private pastrojnë bilancet nga kreditë e këqija dhe ky operacion diktohet nga një rregullore e re e miratuar nga BSH qe është pjesë e planit kombëtar për uljen e kredive me probleme.

Ekspertët e Bankës Qendrore bejne te ditur se, nxjerrja jashtë bilancit të bankave nuk do të thotë se kreditë falen. Sipas tyre, këto kredi do të vazhdojnë të ndiqen deri në rekuperimin e tyre, të plotë apo të pjeshëm.

Të dhënat zyrtare nga BSH tregojnë se në fund të qershorit kreditë me probleme ranë në nivelin 20.3 për qind, nga 22.7 për qind që ishin në tremujorin e parë të vitit. Ulja e kredive me probleme është ndihmuar edhe nga ristrukturimi i tyre, si dhe rritja e kredisë totale për ekonominë.

Autoritet shpresojnë se ulja e kredive të këqija do të injektojë më shumë besim tek sektori bankar, për ta nxitur atë të kreditojë ekonominë me ritme më të shpejta, çka do të ndihmonte konsumin dhe investimet e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button