Europa

Bundestagu miraton zgjatjen e ndihmës financiare për Greqinë

Deputetët gjermanë të Bundestagut miratuan me një maxhorancë të dukshme zgjatjen e ndihmës financare për Greqinë.

bundestag-plenarsaal-2Nga 587 deputetë të pranishëm në votim, 542 prej tyre votuan pro zgjatjes së ndihmës financiare për Greqinë me katër muaj, deri në 30 qershor 2015.

Në ndërkohë, 32 deputetë votuan kundër dhe 13 abstenuan.

Para votimit, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble u kërkoi deputetëve të Bundestagut të miratonin zgjatjen e ndihmës financiare Greqisë edhe pse e konsideroi jo të lehtë, por të domosdoshëm një veprim të tillë.

”Vendimi nuk është i lehtë, por i kërkoj çdo deputeti të miratojë zgjatjen e ndihmës financiare”, deklaroi Schauble.

“Ne gjermanët duhet të bëjmë gjithçka që Evropa të mbetet e bashkuar”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button