Kuriozitete

Burri dhuron spermën për fëmijë rreth 50 grave, studiuesit: Sjellje e rrezikshme

Declan Rooneye e cilëson veten si dhuruesin më të suksesshëm në Britani. Ai është 42 vjeç dhe ia ka dhuruar spermën e tij 32 grave, ndërkohë që 15 të tjera janë në pritje për të mësuar nëse fekondimi ka shkuar ashtu siç duhet apo jo. Këtu nuk llogariten 3 gratë me të cilat ka qenë i martuar dhe ka pasur fëmijë.

burriTashmë babai i 50 fëmijëve ka vendosur që të identifikohet. “ Këtë gjë e bëj për bamirësi. Më pëlqen që të ndihmoj njerëzit. Nuk është e jashtëligjshme ajo që bëj”, ka thënë burri. Në fakti, altruizmi i Declan Rooneye është në kundërshtim me ligjin, i cili përcakton qartë se një person nuk mund ta dhurojë spermën e tij në më shumë se 10 herë. Studiuesit e fondacionit ‘Human Fertilisation and Embryology Authority’, thonë se sjellja e Rooneye është e rrezikshme, sepse të jesh dhurues i shpeshtë në një zonë të vogël, në të ardhmen mund të shkaktojë formimin e familjeve mes vëllezërve dhe motrave, që nuk e dinë se janë të tillë.

Sipas tyre, bashkimi i çifteve me të njëjtin gjak mund të shkaktojë sëmundje serioze gjenetike. Çështja ka provokuar shumë polemika, sepse që prej marsit të kaluar, burri menaxhon një faqe në internet, ku reklamon dhurimin e spermës për gratë e vetme, lezbiket dhe çiftet në kërkim të një fëmije. Ai deklaron se ka marrë mbi 5 mijë e-maile, që kur ka hapur faqen në internet. Burri e sheh ‘punën’ e tij si një mision.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button